Bashkia Librazhd shpall njoftimin per vend te lire pune ne pozicionin
“Fizioterapist me kohë të plotë për programin “ Tungjatjeta Jetë “.
Per me shume informacion e gjeni ne linkun e meposhtemDownload
✨Bashkohuni me ne në “Festivalin e Yjeve”✨🌌
Bëhuni gati për të eksploruar qiellin e natës si kurrë më parë.
Bashkohuni me ne në “Festivalin e Yjeve” me datë 31 Gusht 2024 në 📍Fushë Studën, Parku Kombëtar Shebenik.
🕒 ORA: 19:00
🎟️ Hyrja: Falas
🔭 Aktivitetet përfshijnë:
- Vrojtim me teleskop
- Diskutime ekspertësh për astronominë
- Kamping nën yje ⛺
- “Kinema Verore” (Qendër kulturore lëvizëse)
- Astrofotografi
- Muzikë live nën Yje (The Guitar Sisters)
- Eneda Tarifa- Muzikë live
- Rrethi Zjarrit – Tregimi Legjendave
- Aktivitete miqësore me familjen
- Ushqim dhe pije freskuese
Sillni familjen dhe miqtë tuaj për një natë të paharrueshme nën yje.
Mos harroni të merrni me vete batanijet dhe karriget tuaja!
🌠 Shënoni kalendarët tuaj dhe le të krijojmë disa kujtime kozmike 🌠
Për më shumë informacion, na ndiqni në
Ditën e Mërkurë,datë 31.07.2024 ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Korrik.Mbledhja do të zhvillohet te Salla e Këshillit, me këtë rend dite:
Njoftim:
Ditën e Premte,datë 28.06.2024 ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Qershor.Mbledhja do të zhvillohet te Salla e Këshillit, me këtë rend dite:
NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE
Ditën e Martë,datë 30.04.2024 ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Prill.Mbledhja do të zhvillohet te Salla e Këshillit, me këtë rend dite:
Mbledhja e keshillit muaji Mars
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA LIBRAZHD
FTESË PËR OFERTË
Drejtuar: OJF, subjekteve të ndryshme, person fizik..
Bashkia Librazhd kërkon të realizojë “koncert artistik për festën e 7 dhe 8 Marsit 2024”
__________________________________________________________________________
Pata kënaqësinë të mirëpritesha nga Ambasadori Holandez Z. Reinout Vos në një takim kortezie në Ambasadën Holandeze, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, kryesisht në fushën e turizmit
Pata kënaqësinë të mirëprisja në bashki Përfaqësuesin e ri të zyrës së UNICEF-it në Shqipëri Z. Murat Sahin.
Diskutuam për projekte dhe nisma që do të ndërmarrim për të rinjtë dhe fëmijët e Librazhdit, ku UNICEF do të jetë mbështetësi ynë kryesor.
Në Ambasadën Japoneze, ku së bashku me Ambasadoren e Japonisë Sh.S.Znj. Kikuko KATO u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Blerjen e automjetit për MZSH-në, Librazhd”.
Ky projekt do të shërbejë në përmirësimin dhe rritjet e efikasitetit të shërbimit të MZSH-së.
Bashkia Librazhd hap aplikimet për Anëtarët e Këshillit Vendor Rinor!
Nëse je 15-29 vjec, aplikoni për tu bërë pjesë të Këshillit Vendor Rinor.
https://forms.gle/bkegJVTbNTk9ZCJAA
Mbi propozimin e Bashkise Librazhd per rishikim te PPV
Me shkresen e saj, Bashkia Librazhd, duke njoftuar Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit, per rishikimin e Planit te Pergjithshem Vendor (PPV) te saj, ka kerkuar gjithashtu qendrimin e MTM, mbi nevojen ose jo te realizimit te procesit te Vleresimit Strategjik Mjedisor (VSM).
Në zbatim të përcaktimeve në ligjin nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor”, për shprehjen e qëndrimit mbi nevojën ose jo të realizimit të procesit të VSM-së, ju përcjellim për mendim propozimin e Bashkisë Librazhd për ndryshimin e PPV-se.
Gjithashtu, për të njëjtin qëllim,ditën e enjte, datë 23.11.2023, në orën 10:00, në ambientet e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit , do të organizohet takimi me grupet e interesit.
Dokumentin e plotë në format elektronik, lidhur me propozimin për ndryshimin e PPV-së të Bashkisë Librazhd e gjeni bashkelidhur.
Librazhd në një bashkëbisedim me banorët, grupet e interesit dhe OJF-të në kuadër të hartimit të Projekt Buxhetit të Bashkisë Librazhd për vitin 2024, Buxhetin Afatmesëm 2024-2026 dhe Paketës Fiskale për vitin 2024.
Buxhetimi me Pjesëmarrje u mundëson qytetarëve pjesëmarrje e fuqi vendimmarrëse të drejtpërdrejtë mbi hartimin e zbatimin e buxhetit dhe shpёrndarjes sё fondeve lokale.
Në Njësinë Administrative Qendër, në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone në kuadër të hartimit të Projekt Buxhetit të Bashkisë Librazhd për vitin 2024, Buxhetin Afatmesëm 2024-2026 dhe Paketës Fiskale për vitin 2024.
Buxhetimi me Pjesëmarrje u mundëson qytetarëve pjesëmarrje e fuqi vendimmarrëse të drejtpërdrejtë mbi hartimin e zbatimin e buxhetit dhe shpёrndarjes sё fondeve lokale .
Në Njësinë Administrative Hotolisht, në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone në kuadër të hartimit të Projekt Buxhetit të Bashkisë Librazhd për vitin 2024, Buxhetin Afatmesëm 2024-2026 dhe Paketës Fiskale për vitin 2024.
Buxhetimi me Pjesëmarrje u mundëson qytetarëve pjesëmarrje e fuqi vendimmarrëse të drejtpërdrejtë mbi hartimin e zbatimin e buxhetit dhe shpёrndarjes sё fondeve lokale.
Ne Bashkinë Librazhd, në kuadër të nismës “Dialogu Vendor” diskutuam me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhe drejtuesin politik Damian Gjikurin mbi një sërë tematikash me fokus ekonominë dhe turizmin, për të çuar më tej projektet në këtë drejtim.
Në Njësinë Administrative Steblevë, në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone në kuadër të hartimit të Projekt Buxhetit të Bashkisë Librazhd për vitin 2024, Buxhetin Afatmesëm 2024-2026 dhe Paketës Fiskale për vitin 2024.
Buxhetimi me Pjesëmarrje u mundëson qytetarëve pjesëmarrje e fuqi vendimmarrëse të drejtpërdrejtë mbi hartimin e zbatimin e buxhetit dhe shpёrndarjes sё fondeve lokale.
Shpallje per vende te lira pune.
Bashkia Librazhd shpall proceduren per konkurim per pozicionet e punes te cilat jane pjese e sherbimit civil.
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë,
Këshilli Bashkiak Librazhd njofton thirjen e mbledhjes së tij të radhës ditën e martë, datë 31,10,2023, ora 10:00.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
SHPALLJE
NJOFTIM Për shpallje konkurimi për vënd të lirë pune në shërbimin civil , nëpërmjet proçedurë së levizjes paralele , të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jasht shërbimit civil për kategorinë e mesme drejtuese
PËR LËVIZJEN PARALELE NGRITJEN NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE
Kalendari i konsultimeve Publike 2023
NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK- NJËSIA ADMINISTRATIVE LUNIK
Festa e Mjaltit 2023
Njoftim per mbledhjen e Keshillit Bashkiak
Publikohet Raporti i PErformances per Vitin 2022
VENDIM
PER PERCAKTIMIN E VENDEVE PUBLIKE NE TERRITORIN E BASHKISE LIBRAZHD PER AFISHIMIN NGA ANA E SUBJEKTEVE ZGJEDHORE TE
MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE PER FUSHATEN ZGJEDHORE TE ZGJEDHJEVE TE DATES 14.05.2023″
Per te aksesuar vendimin e plote klikoni ne linkun e meposhtem
——————————————————————————————————————————
Rehabilitimi i rruges Kraste – Gizavesh
Librazhd Vijojnë punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës “Krastë – Gizavesh” një investim aq shumë i kërkuar nga banorët e zonës. Falë vëmendjes së Bashkisë tashme ky investim është realizuar nga të ardhurat e vetë Bashkisë.
——————————————————————————————————————————
NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE
Për pranimin në shërbimin e MZSH – së ( sektori i shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi) .
EVROPA PËR QYTETARËT
Projekti “REVISION” u financua nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “Evropa për qytetarët”.
E zbatueshme për Pjesën 2, Masa 2.2 – “Rrjetet e qytetit’’
Masa 2.3 – “Projektet e shoqërisë civile”
Pjesa 1 – “Kujtesa evropiane”
Gjashtë evente u zbatuan si pjesë e Projektit REVISION:
Eventi 1:
Pjesëmarrja: Aktiviteti mblodhi së bashku 142 qytetarë, duke përfshirë 120 nga qyteti i Haybes (Francë), 3 nga qyteti i Pollina (Itali), 4 nga qyteti i Librazhdit (Shqipëri), 5 nga qyteti i Setubal (Portugali), 5 nga qyteti I Starachowice (Poloni), 5 nga qyteti i Miercurea-Ciuc (Rumani).
Vendi/Data: Eventi u zhvillua në Haybes (Francë) nga 02/07/2019 deri më 04/07/2019
Përshkrim i shkurtër: Eventi i parë e organizuar në Haybes, Francë, ishte ngjarja hapëse “Njerëz dhe Mure” e përbërë, ndër të tjera, nga seminare: “Ndërtimi, mirëmbajtja dhe shkatërrimi i mureve në nivele të ndryshme dhe mureve kundër diversitetit dhe migrimit”. U organizuan vizita në vendet historike dhe kujtese, ku pjesëmarrësit shkëmbyen me temën “efektet e mureve”, pyetën veten “çfarë na tregojnë muret për mënyrën se si qeniet njerëzore e kuptojnë veten dhe si e perceptojnë njëri-tjetrin dhe botën? Në fund, ishte koha për diskutime dhe debate.
Eventi 2 :
Pjesëmarrja: Eventi mblodhi së bashku 157 qytetarë, duke përfshirë 134 nga qyteti i Setubal (Portugali), 6 pjesëmarrës nga qyteti i Haybes (Francë), 4 pjesëmarrës nga Pollina (Itali), 4 pjesëmarrës nga Miercurea-Ciuc (Rumani), 5 pjesëmarrës nga Starachowice (Poloni) dhe 4 pjesëmarrës nga Librazhd-(Shqipëri).
Vendi/Data: Eventi u zhvillua në Setubal (Portugali) nga 05/12/2019 deri më 07/12/2019
Përshkrim i shkurtër: Eventi i dytë, ishte Forumi me temën Ana e drejtë dhe e gabuar e murit(ve). Veprimtaria u organizua rreth prezantimeve dhe diskutimeve midis pjesëmarrësve, të rinjve, të moshuarve dhe organizatave të trashëgimisë/kujtesës: mbi tema të tilla si mënyra e jetesës në të dy anët e mureve / Perceptimet e anës tjetër të mureve. U organizua një debat me temat “Të kuptojmë zemrën e ndarjes”: “Ne kundër tyre” / Luftërat botërore / Lufta e Ftohtë / Regjimet autoritare dhe diktaturat / Çmimi i mungesës së demokracisë, në të cilin morën pjesë aktivisht të gjithë pjesëmarrësit. Veprimtaria përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në kremtimin zyrtar të Ditës së Evropës si dhe vizita nga organizatat lokale të solidaritetit dhe grupet minoritare.
Eventi 3:
Pjesëmarrja: Veprimtaria mblodhi së bashku 108 qytetarë, duke përfshirë 94 nga qyteti i Starachowice (Poloni), 4 nga qyteti i Setubal (Portugali), 4 nga qyteti i Pollina (Itali), 4 nga qyteti i Mircurea-Ciuc ( Rumani ), 4 të qytetit Haybe (Francë), 4 të qytetit të Librazhdit (Shqipëri).
Vendndodhja/Data:Eventi u zhvillua në Starachowice, Poloni nga 29/12/2022 deri më 1/12/2022
Përshkrim i shkurtër: Eventi I tretë e organizuar në Starachowice, Poloni, ishte forumi “Të tejkalojmë pengesat ndaj dinjitetit njerëzor”. U zhvilluan debate midis shkollave të mesme, të moshuarve dhe organizatave për tema të tilla si “efekti i shtypjes dhe privilegjet e institucionalizuara, izolimi social, diskriminimi dhe mundësitë e kufizuara të veprimit në një mjedis shoqëror armiqësor”. Një punishte u organizua edhe në gjimnazin nr.1. Pjesëmarrësit gjithashtu morën pjesë në ngjarjen kulturore lokale ku u prezantuan vallet dhe gatimet tradicionale polake. Krahas vizitave në vendet e kujtesës (ish-burgu i Kielces), u zhvillua një diskutim në grup me temat e paragjykimeve, tjetërsisë, përkatësisë, diversitetit / instrumenteve politike për t’u përkushtuar ndaj demokracisë dhe diversitetit / E drejta për lirinë e shprehjes / qytetaria aktive.
Eventi 4 :
Pjesëmarrja: Eventi mblodhi së bashku 116 qytetarë, duke përfshirë 93 nga qyteti i Pollina (Itali), 5 nga qyteti i Haybes (Francë), 3 nga qyteti i Setubal (Portugali), 5 nga qyteti i Mircurea-Ciuc (Rumani). ), 5 nga Starachowice (Poloni) dhe 5 nga Librazhd (Shqipëri)
Vendndodhja/Data: Eventi u zhvillua në Pollina (Itali) nga 18.07.2022 deri më 19.07.2022
Përshkrim i shkurtër:
Eventi i katërt i organizuar në Pollina (dhe dixhitalisht: Takimi Hibrid) ishte konferenca “Fytyra publike e Murit”. Eventi u ndërtua rreth konferencave dhe diskutimeve brenda grupit të pjesëmarrësve mbi temat e mëposhtme:
– Fjalimet abuzive, fjalimet e urrejtjes, ngacmimet dhe ngacmimet kibernetike, informacioni dhe dezinformimi në epokën e zhvillimit të përshpejtuar teknologjik.
– Mënyrat për të përdorur teknologjinë për të promovuar paqen dhe tolerancën.
Por edhe një diskutim mes të rinjve, të moshuarve dhe shoqatave: Premtimet e propagandës dhe realiteti i ndarjes. Eventi planifikoi gjithashtu një seminar që përfshinte qytetarët pjesëmarrës rreth tipologjisë së propagandës dhe fjalimeve politike abuzive.
Eventi 5 :
Pjesëmarrja: Eventi mblodhi së bashku 120 qytetarë, duke përfshirë: 93 nga qarku i Harghita (Rumani), 5 nga vende të tjera (Hungari, Spanjë, Shtetet e Bashkuara, Gjermani), 4 nga qyteti i Setubal (Portugali), 5 nga qyteti të Pollinës (Itali), 4 nga qyteti Haybes (Francë), 4 nga qyteti Starachowice (Poloni), 5 nga qyteti i Librazhdit (Shqipëri).
Vendi/Data: Eventi u zhvillua në Miercurea-Ciuc, Rumani nga 25/10/2022 deri më 28/10/2022
Përshkrim i shkurtër: Eventi i pestë i organizuar në Miercurea-Ciuc ishte forumi “Midis kujtesës dhe mohimit”. Ai iu kushtua një vizite në vendet dhe organizatat lokale të historisë dhe kujtesës përmes një gjuetie thesari interaktive. U organizua një seminar me temën: “Kultura dhe vlerat e mureve VS Kultura dhe vlerat e promovuara nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu u zhvillua një debat midis palëve të interesuara me temën: “Mësimet e nxjerra, transformimi politik social në Evropën Lindore dhe Qendrore, përshpejtimi i integrimit dhe zgjerimit në BE”. Në fund u organizua një diskutim: “Të imagjinojmë rënien e mureve ekzistuese”.
Eventi 6:
Pjesëmarrja: Eventi mblodhi së bashku 129 qytetarë, përfshirë 110 qytetarë të Librazdhit (Shqipëri), 4 qytetarë të qytetit Starachowice (Poloni), 4 qytetarë të qytetit Setubal (Portugali), 5 qytetarë të qytetit të Pollinës (Itali) , 2 qytetarë nga qyteti Miercurea-Ciuc (Rumani) dhe 4 pjesëmarrës që përfaqësojnë qytetin Haybe (Francë).
Vendi/Data: Eventi ka ndodhur në Librazhd (Shqipëri) ndërmjet datave 10.01.2023 dhe 13.01.2023.
Përshkrim i shkurtër: Eventi i gjashtë dhe i fundit, i organizuar në Librazhd Shqipëri, ishte konferenca përmbyllëse “Muret në mendje”: U organizua një seminar dhe një debat: “Kujtimet e murit dhe e ardhmja e Europës”. Pjesëmarrësit morën pjesë në vizita kulturore dhe morën pjesë në një përkujtimore me valle dhe muzikë tradicionale. Diskutimet dhe shkëmbimet ndërmjet pjesëmarrësve dhe palëve të interesuara u zhvilluan gjatë aktivitetit me temën “Rëndësia e anëtarësimit në BE për vendet kandidate, dhe veçanërisht për vendet e Ballkanit”.
Metodat kryesore të përdorura gjatë ngjarjeve të organizuara gjatë projektit ishin prezantimet, konferencat, diskutimet, takimet dhe debatet me vendimmarrësit, organizatat, qytetarët vendas dhe ndërkombëtarë dhe palët e interesuara përkatëse. Aktivitetet kryesore përfshinin hapjen e Forumit të dedikuar, prezantimin e projektit të programit Evropa për Qytetarët, prezantimin e punës së përzgjedhur të konkursit trego historinë tënde, Vizitë në vende/organizata Historike dhe Kujtesore Lokale.
Eventi i parë e organizuar në Haybes, Francë, ishte ngjarja e hapjes së njerëzve dhe mureve, e cila përfshinte seminare: Ndërtimi, mirëmbajtja dhe shkatërrimi i Mureve në nivele të ndryshme dhe Muret kundër diversitetit dhe migrimit. Kohët e diskutimit dhe vizitat e vendeve historike ku pjesëmarrësit shkëmbyen me temën e efekteve të mureve; pyeti veten, se çfarë na tregojnë muret për mënyrat në të cilat qeniet njerëzore kuptojnë dhe perceptojnë njëri-tjetrin dhe botën?
Eventi i dytë, I mbajtur në Cascais, Portugali, ishte ana e djathtë dhe e gabuar e Forumit të Murit. Veprimtaria përfshinte prezantime dhe diskutime midis pjesëmarrësve, të rinjve, të moshuarve dhe organizatave të trashëgimisë/kujtimit: Mënyrat e jetesës në të dy anët e murit(ve). Perceptimet e palës tjetër. U organizua një debat rreth temave “Të kuptojmë zemrën e ndarjes”: Ne kundër tyre / Luftërat Botërore / Lufta e Ftohtë / Regjimet autoritare dhe diktaturat / Çmimi i mungesës së demokracisë, në të cilin morën pjesë të gjithë pjesëmarrësit. Veprimtaria përfshinte pjesëmarrjen në Festën Zyrtare të Ditës së Evropës si dhe vizita në organizatat lokale të solidaritetit, minoriteteve.
Eventi i tretë i organizuar në Starachowice, Poloni, ishte Forumi “Të kapërcejmë barrierat ndaj dinjitetit njerëzor”. U organizuan debate mes të rinjve të shkollave të mesme, maturantëve dhe organizatave përkatëse: Efekti i shtypjes dhe privilegjimit të institucionalizuar, i izolimit social, diskriminimi dhe mundësia e kufizuar për veprim në një mjedis social armiqësor, si dhe një seminar në palestrën e shkollës së mesme. Pjesëmarrësit morën pjesë gjithashtu në përkujtimet lokale dhe ngjarjet kulturore dhe vallet dhe ushqimet tradicionale polake iu prezantuan pjesëmarrësve. Përveç kesaj, gjate vizites se vendeve te përkujtimit, u mbajt një diskutim në grup me temat e paragjykimit, tjetërsisë, përkatësisë, diversitetit /Instrumentet politike për t’u angazhuar për demokracinë dhe diversitetin /E drejta e shprehjes së lirë /Shtetësia aktive.
Eventi i katërt i organizuar në Pollina, Itlaly dhe Online, ishte Forumi i konferencës Fytyra Publike e Murit. Eventi përfshinte konferenca dhe diskutime në grup: mbi diskurset abuzive, gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe bullizmin kibernetik, informacionin dhe dezinformimin në epokën e zhvillimit të përshpejtuar teknologjik. Mënyrat për të përdorur teknologjinë për të promovuar paqen dhe tolerancën. Por edhe një diskutim me të moshuarit dhe organizatat e kujtimit: Përplasja e premtimeve të propagandës dhe realiteti i ndarjes. Ai përfshinte gjithashtu një seminar rreth Tipologjisë së Propagandës dhe diskurseve Abuzive Politike që përfshinin qytetarët pjesëmarrës.
Eventi i 5-të I organizuar në Miercurea-Ciuc ishte forumi midis kujtimit dhe mohimit”. Ai u fokusua në një vizitë në vendet dhe organizatat lokale historike dhe përkujtimore përmes gjuetisë së gjallë të thesarit, si dhe një seminar mbi kulturën dhe vlerat e Mureve kundër kulturës dhe vlerave të promovuara nga Bashkimi Evropian dhe një debat: Mësimet e nxjerra, transformimi politik social në Evropën Lindore dhe Qendrore, Integrimi dhe zgjerimi i përshpejtuar në BE dhe më në fund një Diskutim: ‘Imagjinoni, rënia e mureve aktuale’.
Eventi i 6-të, i organizuar në Librazhd, Shqipëri ishte konferenca përmbyllëse The Wall in the Minds: U mbajt një seminar dhe nje debat: Kujtimet e Murit dhe e ardhmja e Evropës , vizita dhe përkujtime lokale me valle edhe muzikë tradicionale ,diskutim dhe shkëmbim idesh.
Eksperti i mjedisit Z. Ahmet Mehmeti foli mbi problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet vendi nga ndryshimet klimatike. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Z. Naim Çope, Koordinator Rajonal “Bashki të Forta “ i cili diskutoi së bashku Keshillin Bashkiak dhe administratën çështje se si mund të bashkëpunohet midis qeverisjes vendore dhe komunitetit për një zhvillim të qëndrueshëm. Gjithashtu gjatë këtij takimi Këshilli Bashkiak Librazhd sygjeroi për adminstratën që të planifikohet fond në tavanet buxhetore 2024-2026 për pyjet, bujqësinë dhe blegtorine.”
PROJEKTI FOOD HUB
——————————————————————————————————————————
Pamje nga parku Stebleve.
Me poshte publikohet paketa fiskale per vitin 2023.
Paketa fiskale per vitin 2023 ,Bashkia Librazhd.
——————————————————————————————————————————
——————————————————————————————————————————
Bashkia Librazhd
Sektori i Burimeve Njerzore
NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE
Për pranimin në shërbimin e MZSH – së ( sektori i shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin) .
KREU I – Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin .
Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” , VKM nr.520 datë 25.07.2019 “ Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin “ , Kreu i III “ Ndarja e funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim , lirim pezullim dhe përjashtimin nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi ”, VKB Nr. 101 datë 29/12/2021 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2022 ”, Urdhërit të kryetarit të bashkisë nr. 978 datë 31 /12 /2021 “Për miratimin e strukturës organizative të bashkisë viti 2022” , I ndryshuar , Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Librazhd , njofton se në Drejtorinë e MZSH-së shpallen:
- 1 ( nji ) vend i lirë pune në pozicionin :
- Drejtues automjeti zjarrfikës , 1 ( nji ) pozicion niveli bazë .
- KREU II – Përshkrimi i Përgjithshëm i Vendit të Punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftuesi/ Shpëtuesi /Drejtuesi i automjeteve dhe Punonjësi në sallën operuese është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.
per me shume informacion:
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE (1)
——————————————————————————————————————————
Monitorimi i sherbimot te pastrimit per vitin 2021
Bashkia Librazhd ne Bashkepunim te ngushte me Projektin Bashki te Forta dhe EcoDES, sjellin Raportin e Monitorimit te sherbimit te pastrimit per vitin 2001.
Ky raport permban:
a) nje pershkrim te detajuar ku bën një analizë të shërbimit duke krahasuar përformancën e vitit 2021 me atë të vitit 2020, rezultatet e kënaqësisë se qytetarëve dhe rekomandime për përmirësim;
b) Raport I përmbledhur duke prezantuar vizualisht vetëm indikatorët e performancës së shërbimit dhe kënaqësisë së qytetarëve;
Ne besojme se këto raporte ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e shërbimit, por edhe në rritjen e besimit të qytetarëve te puna që bëhet përditë për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitete.
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E TESTIMIT FIZIK DHE TESTIMIT GOJË PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË SEKTORI I SHËRBIMIT TË MZSH-së .
——————————————————————————————————————————
Njoftim për verifikimin e dokumentacionit të aplikantëve që do të konkurojnë për tu punësuar në sektorin e shërbimit Të mzsh-së, niveli bazë
NJOFTIM MBI RREZULTATET E VERIFIKIMIT DOKUMENTAVE
NJOFTIM
Për shpallje vende të lira pune për pranimin në strukturat e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin. Per me shume informacion klikoni ne linkun e meposhtem
——————————————————————————————————————————
Ne vijim te publikimeve publike Bashkia Librazhd sjell me poshte “Shpallje për publikim në Shërbimin Kombëtar të Punësimit , të Planit të Pranimeve Vjetore në Shërbimin Civil për vitin 2022”
Bashkia Librazhd
Përmiresimi i cilësisë së shërbimeve që ofrohen nga Bashkia eshte i lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve.
Si rrjedhoje një nga aspektet më të rendesishme është mendimi i qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit, ide për përmirësim edhe më tej, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë.
Dëshirojmë që nëpërmjet përfshirjes sa më të gjerë të qytetarëve në qeverisje Bashkia ta ketë më të lehtë dhe efiçent procesin e vendimmarrjes.
Për këtë është përgatitur një pyetësor, ne linkun bashkangjitur I cili ka per qellim anketimin për vlersimin e kënaqesisë së qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve.
Per te dhene mendimin tuaj rreth ketij anketimi ju lutemi klikoni ne linkun e pyetesorit.
https://www.surveymonkey.com/r/MFS3V78
Bashkia Librazhd
——————————————————————————————————————————
Paketa fiskale 2022 – Bashkia Librazhd
NJOFTIM
Për shpallje vende të lira pune për pranimin në strukturat e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin
Njoftim
Mbi rezulatet e verifikimit paraprakper levizje paralele ne kategorine ekzekutive.
——————————————————————————————————————————
BASHKIA LIBRAZHD PUBLIKON SHPALLJEN PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL SI ME POSHTE
- NË NJA LIBRAZHD:
- Grumbullimi dhe transporti i mbetjeve të ngurta urbane kryhet çdo ditë të javës në orarin 23:00 – 06:00.
- Pikat me kontenier 1.1m3 dezinfektohen çdo ditë.
- Fshirja me fshesë e rrugëve kryesore kryhet çdo ditë të javës në orarin 24:00 – 06:00.
- Qytetarët ftohen nga Bashkia të hedhin mbetjet e ngurta urbane në kontenierët e përcaktuara nga bashkia në orarin 06:00 – 23:00
- Këshilli Bashkiak Librazhd ka miratuar paketën fiskale të tarifave dhe taksave vendore për vitin 2020.
- Çdo familje në Bashkinë Librazhd duhet të paguajë 1,000 lek/vit tarifë pastrimi në zonën 1 dhe 500 lek/vit tarifë pastrimi në zonën 2 së bashku me faturën e ujësjellësit UK- Librazhd.
- Familjet me status të veçantë janë të përjashtuar nga tarifa e pastrimit.
- Bashkia Librazhd parashikoi të mbledhë për vitin 2020 17 million lek/vit, prej të cilave realizoi 50% të tyre, duke mbuluar me 30% koston e shërbimit të pastrimit.
Raporti i Monitorimit per periudhen JAnar – Gusht 2019
——————————————————————————————————————————
PARASHIKIM INVESTIME NE TOTAL 2019
——————————————————————————————————————————
Parashikimet 2018-2020
Vendimi i Keshillit Bashkiak per vitin 2018 VENDIMI I KESHILLIT BUXHETI 2018
Organigrama e Bashkise Librazhd.