Aktivitet organizuar ngaKeshilli Bashkiak ne bashkepunim me Bashkine Librazhd.
 
“Ndryshimet klimatike, efektet dhe masat e pershtatje ndaj tyre “ 🌍♻️ishte aktiviteti që u zhvillua nga Këshilli Bashkiak Librazhd në bashkëpunim me administratën e kësaj bashkie.
Eksperti i mjedisit Z. Ahmet Mehmeti foli mbi problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet vendi nga ndryshimet klimatike. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Z. Naim Çope, Koordinator Rajonal “Bashki të Forta “ i cili diskutoi së bashku Keshillin Bashkiak dhe administratën çështje se si mund të bashkëpunohet midis qeverisjes vendore dhe komunitetit për një zhvillim të qëndrueshëm. Gjithashtu gjatë këtij takimi Këshilli Bashkiak Librazhd sygjeroi për adminstratën që të planifikohet fond në tavanet buxhetore 2024-2026 për pyjet, bujqësinë dhe blegtorine.”
 
 
——————————————————————————————————————————
 
Njoftim  per mbledhjen e radhes  te Keshillit Bashkiak.
 
 
 
——————————————————————————————————————————
 
 
Parku qendror i qytetit. 
 
“Parku Qendror” është investimi më i ri i Bashkisë Librazhd.
Një sipërfaqe prej 7000 m2 deri sot krejtësisht e pa aksesueshme dhe që shërbente si vend grumbullimi për makinat e vjetra,do u kthehet qytetarëve në formën e një parku për të gjitha moshat.

 


 

PROJEKTI FOOD HUB 

Lajm i mirë për fermerët 👨‍🌾👩‍🌾 e Librazhdit.  Prej disa ditësh ka nisur puna për ndërtimin e një pike grumbullimi që do t’iu vijë në ndihmë për të garantuar një treg të sigurt për produktet e tyre bujqësore🍅🥔🍇.
Ky investim financohet nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe zbatohet nga Bashkia Librazhd në partneritet me World Vision Albania.
Kjo pikë grumbullimi pritet të krijojë mundësi për të gjithë banorët për të gjeneruar aktivitete fitimprurëse. Investimi synon gjithashtu të nxisë të rinjtë 👩🏻👦🏻 e zonës që të shfrytëzojnë burimet natyrore, duke shmangur në këtë mënyrë përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme.
 
 
 
 
 

——————————————————————————————————————————

Pamje nga parku Stebleve.


Me poshte publikohet  paketa fiskale per vitin 2023.  

 

Paketa fiskale per vitin 2023 ,Bashkia Librazhd.

——————————————————————————————————————————

——————————————————————————————————————————

Bashkia Librazhd

 Sektori i Burimeve Njerzore

 

NJOFTIM  PËR  VËND TË LIRË PUNE

 Për  pranimin në shërbimin  e MZSH – së ( sektori i shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin) .

KREU   I – Pranimi  në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin .

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” , VKM nr.520 datë 25.07.2019  “ Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin  “  ,  Kreu i III  “ Ndarja e funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes  për emërim , lirim pezullim dhe përjashtimin nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri  dhe Shpëtimi   ”, VKB  Nr. 101 datë 29/12/2021 “Për miratimin  e  buxhetit  të bashkisë për vitin 2022 ”, Urdhërit   të  kryetarit të bashkisë nr. 978  datë 31 /12 /2021 “Për miratimin e strukturës organizative të bashkisë viti 2022” ,  I ndryshuar  , Njësia e Burimeve  Njerëzore në Bashkinë  Librazhd ,  njofton se në Drejtorinë e MZSH-së shpallen:


  • 1 ( nji  )  vend  i  lirë  pune  në pozicionin :

 

  • Drejtues automjeti  zjarrfikës , 1  ( nji )  pozicion  niveli  bazë .
  • KREU II – Përshkrimi i Përgjithshëm i Vendit të Punës.


Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente  të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftuesi/ Shpëtuesi /Drejtuesi i automjeteve dhe Punonjësi në sallën operuese është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme  në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.

per me shume informacion:

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE (1)

——————————————————————————————————————————

Monitorimi i sherbimot te pastrimit per vitin 2021

Bashkia Librazhd ne Bashkepunim te ngushte me Projektin Bashki te Forta dhe EcoDES, sjellin Raportin e Monitorimit te sherbimit te pastrimit per vitin 2001.

Ky raport permban:

a) nje pershkrim te detajuar ku  bën një analizë të shërbimit duke krahasuar përformancën e vitit 2021 me atë të vitit 2020, rezultatet e kënaqësisë se qytetarëve dhe rekomandime për përmirësim; 

b) Raport I përmbledhur duke prezantuar vizualisht vetëm indikatorët e performancës së shërbimit dhe kënaqësisë së qytetarëve; 

Ne besojme  se këto raporte ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e shërbimit, por edhe në rritjen e besimit të qytetarëve te puna që bëhet përditë për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitete.  

Raporti i Performances Bashkia Librazhd_June_2022

NJOFTIM  PËR  ZHVILLIMIN E  TESTIMIT FIZIK  DHE TESTIMIT GOJË  PËR PRANIMIN  NË NIVELIN BAZË  SEKTORI I SHËRBIMIT TË MZSH-së .

NJOFTIM MBI TESTIMIN MZSH (1)

——————————————————————————————————————————

Njoftim  për  verifikimin e dokumentacionit  të  aplikantëve që do të konkurojnë  për tu punësuar  në  sektorin  e  shërbimit Të mzsh-së, niveli  bazë

NJOFTIM MBI RREZULTATET E VERIFIKIMIT DOKUMENTAVE


 

NJOFTIM


Për shpallje vende të lira pune për pranimin në strukturat e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin. Per me shume informacion klikoni ne linkun e meposhtem

Njoftim vend lire pune

——————————————————————————————————————————

 

Ne vijim te publikimeve publike Bashkia Librazhd sjell me poshte  “Shpallje për publikim në Shërbimin Kombëtar  të  Punësimit ,  të  Planit të  Pranimeve    Vjetore në Shërbimin Civil  për vitin 2022”

SHPALLJE PLANI I PRANIMIT NE SHERBIMIN CIVIL VITI 2021 NE BASHKINE LIBRAZHD

Bashkia Librazhd


 

Përmiresimi i cilësisë së shërbimeve që ofrohen nga Bashkia eshte i    lidhur ngushtë me angazhimin e qytetarëve.  

Si rrjedhoje një nga aspektet më të rendesishme është mendimi i qytetarëve për mënyrat e ofrimit të shërbimit, ide për përmirësim  edhe më tej, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe cilësie jete më të lartë. 

Dëshirojmë  që   nëpërmjet përfshirjes sa më të gjerë të qytetarëve në qeverisje Bashkia ta ketë më të lehtë dhe efiçent procesin e vendimmarrjes. 

Për këtë është përgatitur një pyetësor, ne linkun bashkangjitur I cili ka per qellim anketimin për vlersimin e kënaqesisë  së qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve.

  Per te dhene mendimin tuaj rreth ketij anketimi ju lutemi klikoni ne linkun e pyetesorit.

     https://www.surveymonkey.com/r/MFS3V78 

 

 

Bashkia Librazhd

——————————————————————————————————————————

Paketa fiskale 2022 – Bashkia Librazhd

Paketa fiskale 2022 miratuar 

 

NJOFTIM


Për shpallje vende të lira pune për pranimin në strukturat e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin

NJOFTIM MZSH

 


Njoftim

Mbi rezulatet e verifikimit paraprakper levizje paralele ne kategorine ekzekutive.

 

Kerkesa

Njoftimi

 

——————————————————————————————————————————

 

BASHKIA LIBRAZHD  PUBLIKON SHPALLJEN  PËR LËVIZJEN PARALELE  DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL SI ME POSHTE

 
 
——————————————————————————————————————————
 
Ne ju informojme se:   
  • NË NJA LIBRAZHD:
  • Grumbullimi dhe transporti i mbetjeve të ngurta urbane kryhet çdo ditë të javës në orarin 23:00 – 06:00.
  • Pikat me kontenier 1.1m3 dezinfektohen çdo ditë.
  • Fshirja me fshesë e rrugëve kryesore kryhet çdo ditë të javës në orarin 24:00 – 06:00.
  • Qytetarët ftohen nga Bashkia të hedhin mbetjet e ngurta urbane në kontenierët e përcaktuara nga bashkia në orarin 06:00 – 23:00
Ne ju informojme se:
  • Këshilli Bashkiak Librazhd ka miratuar paketën fiskale të tarifave dhe taksave vendore për vitin 2020.
  • Çdo familje në Bashkinë Librazhd duhet të paguajë 1,000 lek/vit tarifë pastrimi në zonën 1 dhe 500 lek/vit tarifë pastrimi në zonën 2 së bashku me faturën e ujësjellësit UK- Librazhd.
  • Familjet me status të veçantë janë të përjashtuar nga tarifa e pastrimit.
  • Bashkia Librazhd parashikoi të mbledhë për vitin 2020 17 million lek/vit, prej të cilave realizoi 50% të tyre, duke mbuluar me 30% koston e shërbimit të pastrimit.
per me shume informacion mbi sherbimet e pastrimit klikon ne linkun me poshte.
 
 
 
——————————————————————————————————————————
Bashkia Librazhd  njofton se ka shpallur vende te lira pune ne sherbim te programit “Tungjatjeta Jete”.
Per me shume infornacion klikoni ne linkun e meposhtem
 
——————————————————————————————————————————
 

Raporti i Monitorimit  per periudhen JAnar – Gusht 2019 

 

 

——————————————————————————————————————————

 

 

vendimi i buxhetit 2019 (1)

PARASHIKIM INVESTIME NE TOTAL 2019

 

——————————————————————————————————————————

 

Raporti i auditimit te KLSH

TAVANET SIPAS INSTITUCIONEVE

Buxheti afatmesem

Parashikimet  2018-2020 

Vendimi i Keshillit Bashkiak per vitin 2018  VENDIMI I KESHILLIT BUXHETI 2018

vendimi i kalendarit

Bashkia Librazhd Buxheti 2018


 

Organigrama e Bashkise  Librazhd.

Organigrama 1