Krahina e Librazhdit ka trashëguar nga e kaluara e saj e larmishme një kulture të gjerë etnografike që mbi bazen e kulturës kombëtare është zhvilluar e pasuruar gjatë shekujve që sot përfaqëson kulturën etnografike të krahinës së Librazhdit.

Në mjedisin e këtij muzeu paraqitet jeta ekonomike e popullsisë së vendit e zhvilluar në bazë të kushteve jetësore klimatike dhe vendosjes së vendbanimeve. Një vend të rëndësishëm zenë mjediset familjare si konaku i miqve që pasqyron traditen e mirë të mikpritjes dhe shtëpia e bukës. Në këtë mjedis janë të vendosur objektet karakteristike të banesës fshatare. Treva e Librazhdit ndodhet në një pozitë gjeografike shumë të favorshme për zhvillimin e mjeshtërive të ndryshme si p.sh. përpunimi i gurit, drurit, metalit etj. Duke qene një vend me pasuri të shumta natyrore në këtë krahinë ushtroheshin mjeshtëri të ndryshme si ajo e përpunimit të gurit, të drurit, të ndërtimit të banesave të metalit, të tekstilit etj. Disa nga prodhimet dhe mjetet e punës të këtyre mjeshtërive janë vendosur në mjedise të vecanta të muzeut.

Zakonet e mira këngët dhe vallet kostumet e bukura të stolisura me mjeshtëri flasin për një kulturë etnografike të pasur të kësaj krahine. Të tërheq vëmendjen maketi i shtëpisë me teliz të Cermenikës, theksoret e Polisit, rozetat e bukura të tavaneve, konaku i miqve të shtruar bukur me pajisje përkatëse, seria ezileve, gorriku për të pjekur bukë dhe shumë eksponente interesantë.    

Per me shume informacione rreth destinacioneve dhe atraksioneve turistike ju lutemi klikoni tek  linku Turizmi

 

 

Untitled