REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA LIBRAZHD

 

– THIRRJE PËR PARAQITJE TË PROJEKT-PROPOZIMEVE

 

Në mbështetje të nenit 20 të Ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”,  Bashkia Librazhd shpall thirrjen e hapur për paraqitje të projekt-propozimeve, të vlefshme për zbatim duke filluar nga viti buxhetor 2017 e në vazhdim.

Kjo iniciativë e Bashkisë ndërmerret në kuadër të projektit“Modeli Win-Win për Pjesëmarrje Qytetare në Qeverisjen Vendore”, zbatuar nga Instituti i Studimeve Publike e Ligjore dhe financuar nga Ambasada e Zvicrës përmes programit Lëviz Albania. Projekti synon të rrisë përfshirjen e drejtpërdrejtë qytetare në vendimmarrjen dhe menaxhimin e programeve dhe projekteve vendore, sipas një modeli të avancuar, të adoptuar nga Këshilli i Europës.

Projekt-propozimet duhet të paraqiten nga institucione publike (përfshirë drejtoritë e minstrive në nivel qarku), subjekte, fizikë apo juridikë, shoqata apo organizata, vendase apo të huaja, të liçensuar (nëse është e nevojshme) në fushën përkatëse të aktivitetit për të cilën prezantohet projekt-propozimi. Një subjekt mund të paraqesë më shumë se një propozim, në një apo disa fusha/sektorë të aktivitetit të bashkisë.

Projekt-propozimet duhet të paraqiten brenda fushave të kompetencës së njësive të qeverisajes vendore sipas përcaktimit të neneve 23-30 të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”. Aplikantët inkurajohen të paraqesin sa më qartë e plotë propozimet e tyre në fushën apo sektorin e kompetencës ligjore të bashkisë që ata dëshirojnë: infrastrukturë, zhvillim ekonomik, mbrojtje sociale, zhvillim kulturor, etj. Ato duhet të lidhen me investime, krijime apo përmirësime që aplikantët mendojnë se janë me përparësi dhe me efekt zhvillimor mbi një pjesë sa më të gjerë të komunitetit të bashkisë së re Librazhd

Natyra e propozimeve mund të jetë e larmishme: investime infrastrukture (p.sh. ngritje/rinovim impiantesh ujore, grumbullim apo transport mbeturinash, etj.), investime turistike (hoteleri, agroturizem, etj.), aktivitete kulturore (festivale, promovime, ekspozita, aktivitete sportive, etj.) e të tjera, të cilat të përfshijnë të gjitha grupmoshat e popullsisë, apo me target-grupe të veçantë: fëmijët, të rinjtë, etj.

Propozimet e grumbulluara do të shërbejnë si një nga bazat kryesore të hartimit të Strategjisë së Zhvillimit të Bashkisë Librazhd.

Pas vlerësimit të ideve më të mira, Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Publike e Ligjore do të procedojë më tej me një numër të kufizuar propozimesh më përparësore, deri në miratimin e tyre zyrtar. Përzgjedhja e tyre do të bëhet përmes një procesi të hapur për komunitetin, dhe me pjesëmarrje të aktorëve të interesuar. Zbatimi dhe/ose monitorimi i projekteve të miratuara do të bëhet gjithashtu me pjesëmarrje të aktorëve të interesuar, për të vendosur një standart të ri në qeverisjen vendore me pjesëmarrje të qytetarëve.

Projekt-propozimet duhet të paraqiten në format elektronik sipas formularit bashkangjitur kësaj Thirrjeje,

Data e fundit për paraqitjen e projekt-propozimeve është: 31 Gusht 2016

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin,