Permiresimi i kushteve te banimit per Komunitete te pafavorizuara ne Bashkine Librazhd

Bashkia Librazhd për të dytin vit rresht vazhdon  investimin pêr programin “Permisimi i kushteve te banimit per komunitete te pafavorizuara ne Bashkine Librazhd”

Per komunitetet e pafavorizuara dhe familjet ne nevoje,Qeveria e Shqiptare dhe Bashkia Librazhd, ofron perkrahje te ndryshme.

Per vitin 2018 Bashkia Librazhd per kategorite ne nevoje ka ofruar sherbimin e bonusit te strehimit, ku ne bashkepunim me ministrine perkatese u ka mundesuar familjeve te pastreha rimbursimin nga 50% deri ne 70 % te vleres se qirase mujore.

Gjithashtu Bashkia Librazhd ka qene aplikuese dhe perfituese edhe e programit te permisimit dhe rikonstruksionit te banesave ekzsistuese te komuniteteve te pafavorizuara.

Duke marre ne konsiderate vleren e fondit te perfituar Bashkia Librazhd renditet e treta nga 21 Bashkite që morën pjesë.

Programi i përmisimit te banesave ekzistuese përfshin kryesisht rikonstruksion dhe ndërtim te çative, suvatime, shtrime pllakash, nderrim te dyerve dhe dritareve etj.

Nga ky fond kane perfitur 64 familje ne Bashkine Librazhd, duke bere te mundur qe banesat e tyre të përmisohen dhe periudha e dimrit mos i gjeje te papërgatitur nga amortizimi i cative apo era qe futet nga dyert dhe dritaret e vjetra.
Ne krahasim me vitin 2017 fondi per permisimin e banesave te komuniteteve te pafavorizuara eshte 4-fishuar.

Ndërkohë po bëjmë gati projektet me qëllim që në vitin 2019 të kemi sërisht një numër sa më të madh familjesh përfituese ne nevojë.

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, tree, sky, outdoor and nature
Image may contain: house, sky and outdoor
Image may contain: 4 people, people standing