BASHKIA LIBRAZHD NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:
THIRRJEN E DYTË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
(ReLOaD)
Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor ne përputhje me prioritet vendore.
Për sa më sipër, Bashkia Librazhd dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Librazhd si më poshtë:
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 3.500.000 Lek.
OSHC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lek për gjithë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD (Shkurt 2017 – Janar 2020).
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Librazhd do të jetë i disponueshëm nga 08/02/2019, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkialibrazhd.gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën Juridike (Sheshi Gjorg Golemi, 3400, Librazhd). Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (http://bashkialibrazhd.gov.al/) si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org).
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 25/ 03/ 2019, ora 15:00.
Per te shkarkuar dokumentacionin perkates ju lutemi klikoni ne linkun e meposhtem.
B. Deklarata e shmangies se konflikitit te interesit
Pershendetje,
Ne emer te Bashkise Librazhd do donim te ftonim te gjithe perfaqesuesit e shoqatave qe veprojne ne Librazhd, ne takimin qe do mbahet me date 31 Janar 2019 ora 10.00 ne ambjentet e salles se Keshillit Bashkiak ne kuader te Programit ReLOaD qe po zbatohet edhe ne Bashkine Librazhd.
Ne takim do te diskutohet rreth 5 prioriteteve qe ka caktuar Bashkia Librazhd per thirrjen e dyte dhe zgjedhjen e nje perfaqesuesi nga shoqeria civile per te qene pjese e komisionit te vleresimit te projekteve. Personi do te propozohet dhe zgjidhet nga vete ju.
Ju lutem mbani shenim daten pasi pjesemarrja juaj ne kete takim ka shume rendesi. Per te konfimuar pjesemarrjen shkruani ne adresen e email : nesilakoka@bashkialibrazhd.gov.al “
Prane Bashkise Librazhd u mbajt takimi i rradhes se Keshillit te Sigurise Vendore Publike ku patem nderin te kishim prezent Ambasadorin e Prezences se OSBE ne Shqiperi, z. Bornchardt dhe zevendes drejtorin e Drejtorise se Policise Vendore Elbasan z. Balla. Ajo cka doli njezeri nga gjithe te pranishmit ishte nevoja per forcimin e bashkepunimit, e sidomos shtrirjen e reformes se decentralizimit per sherbimet ndaj komunitetit edhe ne agjensi te tjera veprimi. E falenderojme Z. Bornchardt i cili vazhdon te mbeshtesi perpjekjet tona te perditshme per ndergjegjesimin e komunitetit dhe duke i pare ceshtjet e sigurise nje pergjegjesi e te gjitheve.
Vëmendja tek njerëzit.
Kryetari i Bashkise Librazhd, Zoti Kastriot Gurra së bashku me partnerët seriozë qe jane afruar prane Bashkise nen fokusin dhe vemendjen per njerezit qe jane ne shume nevoje rindertuan shtepine dhe sollën gëzim për familjen e Nënë Tushes në Funarës.
Mosha e thyer dhe problemet shëndetësore të familjarëve, ja pamundêsonin ndërtimin e një shtëpie të re ndërsa shtëpia ekzistuese ishte e pa banueshme për shkak te amortizimit.
Bashkia Librazhd do te vazhdoje te ndihmoje ato familje qe jane vertete ne nevoje dhe te pamundur. Falenderim dhe mirenjohje per partneret tane qe jane gjendur prane banoreve te Librazhdit.
Bashkia Librazhd për të dytin vit rresht vazhdon investimin pêr programin “Permisimi i kushteve te banimit per komunitete te pafavorizuara ne Bashkine Librazhd”
Per komunitetet e pafavorizuara dhe familjet ne nevoje,Qeveria e Shqiptare dhe Bashkia Librazhd, ofron perkrahje te ndryshme.
Per vitin 2018 Bashkia Librazhd per kategorite ne nevoje ka ofruar sherbimin e bonusit te strehimit, ku ne bashkepunim me ministrine perkatese u ka mundesuar familjeve te pastreha rimbursimin nga 50% deri ne 70 % te vleres se qirase mujore.
Gjithashtu Bashkia Librazhd ka qene aplikuese dhe perfituese edhe e programit te permisimit dhe rikonstruksionit te banesave ekzsistuese te komuniteteve te pafavorizuara.
Duke marre ne konsiderate vleren e fondit te perfituar Bashkia Librazhd renditet e treta nga 21 Bashkite që morën pjesë.
Programi i përmisimit te banesave ekzistuese përfshin kryesisht rikonstruksion dhe ndërtim te çative, suvatime, shtrime pllakash, nderrim te dyerve dhe dritareve etj.
Nga ky fond kane perfitur 64 familje ne Bashkine Librazhd, duke bere te mundur qe banesat e tyre të përmisohen dhe periudha e dimrit mos i gjeje te papërgatitur nga amortizimi i cative apo era qe futet nga dyert dhe dritaret e vjetra.
Ne krahasim me vitin 2017 fondi per permisimin e banesave te komuniteteve te pafavorizuara eshte 4-fishuar.
Ndërkohë po bëjmë gati projektet me qëllim që në vitin 2019 të kemi sërisht një numër sa më të madh familjesh përfituese ne nevojë.
NE KUADER TE PROGRAMIT ReLOaD SHOQATA ALBNATYRA BEN KETE NJOFTIM -THIRRJE PUBLIKE PER DY POZICIONE PUNE:
Koordinator projekti dhe Ekspert mjedisor
Emri i projektit : “Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane“
Pershkrimi i projektit : Projekti ka synim kryesor te permiresoje gjendjen e ndotjes aktuale të lumit Shkumbinm nëpërmjet ndergjegjësimit, aktivizimit të aktorëve te ndryshëm, analizave te situatës dhe hartimin e një plani veprimi për të ardhmen. Ky projekt zbatohen në kuadër të projektit ReLOaD në Shqipëri.
Qëllimi : Në zbatim te projektit Shoqata Albnatyra ka si objektiv të ofrojë dy pozicione:
Detyrat që do të kryejnë kandidatët :
SPECIFIKIME TEKNIKE
Detyrat që do të kryejnë kandidatët :
SPECIFIKIME TEKNIKE
Të interesuarit deri me date 05.10.2018 të dërgojnë dokumentat e mësipërme në adresën e email-it racfp.org@gmail.com
Festivali VIII Folklorik Mbarëkombëtar ” Vallja Dyshe në Breza “, 6-7 shtator 2018
Festivali folklorik mbarëkombëtar “Vallja Dyshe në Breza” ze fill në vitin 2000 me iniciativën dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Artistit të Merituar, Mjeshtrit te Madh z. Sadi Halili, i cili për 7 edicione rresht, nga viti 2000 deri në vitin 2012 ka qënë drejtor i përgjithshëm dhe president i këtij festivali. Ai jo vetëm që kishte karizmën për t’i motivuar grupet e interpretuesve popullorë për t’iu bashkëngjitur veprimtarive të tilla, por ishte edhe një menaxher i zoti i këtyre aktiviteteve. Krahu i djathtë i tij ka qënë kompozitori i mirënjohur mbarëkombëtarisht z Naim Gjoshi. Falë tyre, pas vështirësive të para, që përkojnë me fillimet në vitin 2000, kur pjesëmarrja ështe modeste, vetëm me 7 grupe, ky aktivitet erdhi dhe u zgjerua në 17, 19 e deri në 21 grupe pjesëmarrëse me 230 iterpretues.
Festivali VIII në dt 6-7 Shtator 2018 vjen pas 6 vjetësh nderprereje. S’kishte si të ndidhte ndryshe; humbja e Mjeshtrit të Madh Sadi Halili, ndarë nga jeta në vitin 2012, qe e rëndë. Në një farë mënyre ajo do të ndikonte edhe tek Vallja Dyshe , të cilën ai e deshi aq shumë. Tani jemi në momentin e rikthimit të një tradite të bukur, traditës së Valles Dyshe ndër Breza. Synimi i Mjeshtrit ishte që ta fuste këtë festival në axhendën e aktiviteteve kulturore të Ministrisë së Kulturës. Pikërisht kjo është edhe ambicja e organizatorëve të këtij festivali, nën kujdesin e drejtpërdrejte të Kryetarit të Bashkisë z. Kastriot Gurra.
NJOFTIM
NE ZBATIM TE LIGJIT 9632 I NDRYSHUAR ME NR. 10/2017 NENI 22 GERMA “ ë” PERJASHTOHEN NGA PAGESA E TAKSES SE NDERTESES TE GJITHE KRYEFAMILJARET ME PENSION PLEQERIE KUR FAMILJA PERBEHET VETEM NGA PENSIONISTET
LUTEMI QE TE GJITHE PENSIONISTET TE PARAQITEN PRANE ZYRES SE SHERBIMIT TE QYTETAREVE PER TE MARRE CERTIFIKATEN FAMILJARE, GJITHASHTU DUHET TE PARAQESIN DHE NJE KOPJE TE FATURES SE UJIT, NJEKOHESISHT NE KETE ZYRE DO TE SHERBEHET FALAS MARRJA E CERTIFIKATES.
ZYRA E SHERBIMEVE NDAJ QYTETAREVE NDODHET NE KATIN E PARE BASHKIA LIBRAZHD
SEKTORI I TATIM TAKSAVE
BASHKIA LIBRAZHD
Qyteti yne ka nje numer te madh problemesh te cilat ne i shohim dhe i prekim cdo dite. Jemi te ndergjegjshem qe jo te gjitha jane ne vemendje apo mund te identifikohen nga institucionet perkatese. Per te zgjidhur sa me shpejt problemet dhe per te afruar qytetarin me institucionin e bashkise eshte krijuar portali “Permireso Qytetin”. Ketu cdo qytetar mund te dergoje ankesen ne menyre elektronike direkt nepermjet kompjuterit apo celularit te tij dhe te marri pergjigje sa me shpejt per problemin qe parashtron.
Qellimi i kesaj platforme online eshte qe te kontribuoje sa me shume ne zgjidhjet e problemeve qe ne kemi si qytetar dhe si komunitet, zgjidhja e te cilave nuk eshte vetem pergjegjesi e Insitucionit te bashkise por e te gjitheve Ne.
Permireso Qytetin ka si qellim te afroje sa me shume qytetarin ne vendimmarrjet e bashkise, ne zgjidhjen e problemeve te shumta. Kjo jo vetem qe ndergjegjeson qytetaret qe te jene pjese e ndryshimeve te qytetit por ben edhe institucionet me te pergjegjshem ne punen e tyre.
Kastriot Gurra – Bashkia Librazhd
http://librazhd.permiresoqytetin.al/index1.php