THIRRJE PUBLIKE PER ORGANIZATAT E SHOQERISE CIVILE

BASHKIA  LIBRAZHD NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:

  

 THIRRJEN E TRETË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

(ReLOaD)

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.

Për sa më sipër, Bashkia LIBRAZHD dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë LIBRAZHD si më poshtë:

  1. Zhvillimi i  Turizmit

1.1 Përdorimi i mjeteve inovatore në promovimin e vlerave turistike dhe kulturore  të zonës.

1.2 Organizimi i aktiviteteve që synojnë promovimin e burimeve turistike të Bashkisë Librazhd.

  1. Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit

2.1    Promovimi i mbrojtjes së mjedisit nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme në natyrë.

2.2    Ndërgjegjësim mbi mbrojtjen e mjedisit duke e konsideruar atë në disa dimensionet: peisazhit natyror, historik, kulturor, social, biodiversitetit etj.

  1. Shërbime komunitare dhe mbështetja e të rinjve

3.1    Shërbime komunitare për grupet e margjinalizuara, vecanërisht për moshën e tretë dhe personat me aftësi të kufizuar.

3.2    Mbështetja e grave dhe/ose të rinjve në zbatimin e ideve të biznesit për fuqizimit dhe zhvillimin e tyre ekonomik.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 2.000.000 Lek.

OSHC-të të cilat kanë qenë partnere dhe kanë zbatuar projekte në thirrjen e parë dhe të dytë kanë të drejtë të aplikojnë, por vlera totale e grantit për të gjtha thirrjet (miratuar në thirrjen e parë dhe të dytë dhe aplikuar në thirrjen e tretë) nuk duhet të kalojë 5.000.000 ALL përfituar nga projektet e zbatuara në bashkinë Librazhd.

Bashkia rezervon të drejtën të mos alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga muaji Dhjetor 2020 deri në muajin Dhjetor 2021.

 

 PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Librazhd do të jetë i disponueshëm nga 12 Tetor 2020, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkialibrazhd.gov.al  ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën e Protokollit (Sheshi Gjorg Golemi, 3400, Librazhd).Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (www.bashkialibrazhd.gov.al ).

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë një takim informuese/ditë të hapur:

  1. Bashkia Librazhd do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e tretë publike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Librazhd takimi informues do të organizohet online më 28/10/2020. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkita përkatëse nëpërmjet website.
  1. Pyetje rreth thirrjes publike mund të behën përmes e-mail adresës info@bashkialibrazhd.gov.al, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 03/11/2020, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

 

 DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Bashkia e Librazhd

Sheshi Gjorg Golemi

3401, Librazhd

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  09/11/2020 , ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë www.bashkialibrazhd.gov.al

Dokumentat e nevojshem mund te shkarkohen me poshte:

A. Deklarata e Partneritetit

B. Deklarata e shmangies se konflikitit te interesit (1)

SHTOJCA 1 (1)

SHTOJCA 6

SHTOJCA 7 (1)

SHTOJCA 8 (1)

SHTOJCA 9 (1)

SHTOJCA 10 (1)

SHTOJCA 11 (1)

SHTOJCA 12 (1)

 

Konsultimi prioriteteve për Thirrjen e Tretë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile

      Bashkia Librazhd në bashkëpunim me Programin Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) ka filluar procesin e shpalljes së Thirrjen e Tretë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të). Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OSHC-të i prioriteteve të thirrjes. Duke patur parasysh situatën në vend ku takimet me pjesëmarrje të lartë individësh nuk janë të lejuara, bashkia ka vendosur të kryej procesin e konsultimit të prioriteteve online….

Per me shume informacion ju lutemi klikoni ne linkun e meposhtem.

Konsultim Prioritete Librazhd

 

 

Mbyllja e shkollës Funarës

Bashkë me drejtuesin e ri të Zyrës Arsimore Librazhd z. Qamil Mema pamë nga afër gjendjen e shkollës 9-vjeçare Funarës,njësia administrative Orenjë.
Për shkak te dëmeve që godina ka pësuar vendosëm mbylljen e saj pasi dëmet ishin të konsiderueshme dhe nuk garantohej siguria e nxënësve dhe trupës mësimore.

Ndërkohë mësimi do vazhdojë normalisht në ambjente të tjera duke mos u ndërprerë për asnjë moment.

 

 

Rikonstruksioni i shkolles “Rrahman Çota”

Gjatë katër vitevete fundit Bashkia Librazhd eshte orientuar nga puna e përditshme dhe e pa ndërprerë për të përmirësuar cilësisht jetën e banorëve.

Investimi që sapo përfunduam në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare është rikonstruksioni total i shkollës së mesme “Rrahman Çota”, ndërtimi i palestres, sistemi qëndror i ngrohjes bashke termoizolimin e godinës.
Shkolla e mesme e bashkuar “Rrahman Cota” Hotolisht vitin e ri shkollor do të presë 500 nxënës. Në përfundim të investimit në godinën e shkollës u përfituan 12 klasa mesimi, 2 laboratore, 1 zyre drejtorie dhe 1 salle mesuesish.
Punimet realizuara janë :
• Rikonstruksioni i të gjithë ambienteve te mësimdhenies, duke kryer:
suvatime te reja siperfaqe prej 3700 m2, veshje me sistem kapot per termoizolimin 1100 m2, shtresa dysheme te reja prej 980 m2, sistem ndricimi te ri, dyer dhe dritare te reja sip 230 m2 mbulese te re me cati siperfaqe 560 m2 , sistemi qendror ngrohje me kaldaje, dhe jane vendosur 62 radiatore ngrohes .


 Ndertimi i palestres se re me te gjitha ambientet funksionale, 
1. 360 m2 palester 
2. 180 m2 ambjente ndihmese.
• Rregullimi i ambjenteve te jashtme per aktivitete sportive dhe ambiente per shlodhje dhe argëtim me stola dhe gjelberim,
1. 2000 metra shtrim me pllaka dhe 
2. 2200 siperfaqe e gjelbert dhe ambinete shplodhje, 
3. jane mbjelle 32 drure dhe shkurre decorative.
4. Jane vendosur 20 stola
• Punime per furnizimin me uje te pijshem dhe largimin e ujrave te ndotura,
• Mbrojtjen ndaj zjarrit (MNZ).
• Eshte rindertuar rrethimi I jashtem me nje gajtesi prej 300 m linear
• Jane vendosur 8 ndricues te rinj.
Së bashku me Deputetin Taulant Balla ju bashkuam sot gëzimit të ligjshëm të nxënësve, prindërve dhe mësuesve të kësaj shkolle.
Ne mbetemi të vendosur që të ofrojmë njësoj kushte komode për nxënësit pavaresisht nëse ndodhen në fshat apo në qendër të qytetit.

best forex broker

#

Njoftim per Azhornimet e Tokes Bujqesore

Drejtoria e Bujqesise prane Bashkise Librazhd ka bërë azhonimet dhe plan rilevimet sipas tapive të aplikantëve. Personat e mëposhtëm të paraqiten tek kjo zyrë për plotësim dokumentacioni, për të dërguar dosjet në ZVRPP.


1.Emin Qosja Hotolisht 
2.Xharije Bahiti Kuturman 
3.Lutfi Çekrezi Dardhe 
4.Shefqet Balla Kostenje 
5. Muhamet Alla Kuturman 
6. Destan Alla Zgosht 
7.Daut Koxha Gizavesh 
8.Hysni Shalla Mirake 
9.Ferdinand Kurti Spathar 
10.Shefqet Kurti Spathar 
11.Skender CaniGurshpate 
12.Baki Nura Stebleve 
13.Muhamet Mali Borove 
14.Luan Musta Borove 
15.Allaman Musta Borove 
16.Adem Nogu Hotolisht 
17.Xhemal Duka Dardhe 
18.Behije Lloga Hotolisht 
19.Mereme Skeja Dorez 
20.Xhevahir Shkurti Dorez 
21.Ymer Hysa Lib.Katund 
22.Alush Hysa Lib.Katund 
23.Nazif Kasa Gurshpate 
24.Bajram Hidri Semes 
25.Ferit Cekani Vilan 
26.NadireKasa Gurshpate 
27.Qamile Kasa Gurshpate 
28.Ismet Hoxha Mirake 
29.Hysen Koçi Dardhe 
30.Bujar Gjyshka Dorez 
31.Dilo Cekani Vilan 
32.Ahmet Lleshi Marinaj 
33. Levend Lleshi Marinaj 
34.Haxhi Çuka Xhyre 
35.Nazmi Ruçi Orenje 
36.Hamza Lleshi Marinaj 
37.RamazanBogdaniLetem 
38.Rrahman Doda Lunik 
39.Nazmi Doda Lunik 
40.Musa Gjura Kuturman 
41.Ramazan MaciP.Qender 
42.Servet Bahiti Kuturman 
43.Isuf. Stermugu P.Sheh 
44.Osman Tola Mirake 
45.Sali Tola Mirake 
46.Gani Koçi Gizavesh 
47.Ferit Tamizi Stebleve 
48.Astrit Dobra Gizavesh 
49.Ramazan Alliu Dardhe 
50.Avni Brahja Dardhe 
51.Sami Mema Spathar 
52.Haki Xhoxha Neshte 
53.Sami Blloshmi Xhyre 
54.Dashamir Çepi Xhyre 
55.Saimir Xhani Gizavesh 
56.Kujtim Koçi Mirake 
57.Ramazan ÇotaHotolisht 
58.Arif Cekani P.Qender 
59.Shaban Kurti Hotolisht 
60.Jorgo Kurti Hotolisht 
61.Kujtim Karamuça Rinas 
62.Hamide Alla Zgosht 
63.Halit Buzra Gizavesh 
64.Sami Biçaku Letem 
65.Beshir Hoxha Spathar 
66.Xhimi Xhepi Xhyre 
67Xhemal. Alla Kuturman 
68.Hamit Goma Funares

NJOFTIM

NJOFTIM

NJOFTOHEN TE GJITHE QYTETARET E BASHKISE LIBRAZHD  TE PARAQESIN  PRANE SEKTORIT TE TATIM TAKSAVE  DOKUMENTACIONIN PERKATES PER LLOGARITJEN TARIFAVE DHE TAKSAVE VENDORE PER VITIN 2019 SI ME POSHTE :

  1. CERTIFIKATEN E PRONESISE SE OBJEKTIT/ BANESES 
  2. VERTETIM PENSIONI
  3. VERTETIM INVALIDITETI
  4. VERTETIM  QE TRAJTOHET ME  NDIHME EKONOMIKE
  5. CERTIFIKATE FAMILJARE

DOKUMENTACIONI TE DEPOZITOHET  BRENDA QERSHORIT 2019

JU FALEMINDERIT !

               BASHKIA  LIBRAZHD

BASHKIA LIBRAZHD NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD

BASHKIA LIBRAZHD NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:

THIRRJEN E DYTË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

(ReLOaD)

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor ne përputhje me prioritet vendore.

Për sa më sipër, Bashkia Librazhd dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Librazhd si më poshtë:

  1. Rini dhe shërbime komunitare për grupet e margjinalizuara
    1. – Fuqizimi i të rinjve dhe rritja e pjesëmarrjes në vendimarrje.
    2. – Ndërgjegjësim dhe Shërbim komunitar për grupet e margjinalizuara (komuniteti Rom, Egjyptian, mosha e tretë)
  1. Mbështetja e fermerëve dhe ndërgjegjësimi ndaj rëndësisë së prodhimit bujqësor.
    1. – Rritja e kapaciteteve të fermerëve lokalë.
    2. – Rritja e vëmendjes ndaj zonave rurale për rritjen e prodhimit agro-kulturor.
  1. Zhvillimi i Turizmit dhe Mbrojtja e Mjedisit
    1. – Promovimi i mbrojtjes së mbjedisit dhe promovimi i vlerave kulturore e turistike të zonës
    2. – Përdorimi i mjeteve inovatore në promovimin e vlerave kulturore e pikave turistike të zonës.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 3.500.000 Lek.

 

OSHC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lek për gjithë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD (Shkurt 2017 – Janar 2020).

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

 

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Librazhd do të jetë i disponueshëm nga 08/02/2019, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkialibrazhd.gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën Juridike (Sheshi Gjorg Golemi, 3400, Librazhd). Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (http://bashkialibrazhd.gov.al/) si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org).

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  25/ 03/ 2019, ora 15:00.

Per te shkarkuar dokumentacionin perkates ju lutemi klikoni ne linkun e meposhtem.

A. Deklarata e Partneritetit

B. Deklarata e shmangies se konflikitit te interesit

SHTOJCA 1

SHTOJCA 2

SHTOJCA 3

SHTOJCA 4

SHTOJCA 5

SHTOJCA 6

SHTOJCA 7

SHTOJCA 8

SHTOJCA 9

SHTOJCA 10

SHTOJCA 11

SHTOJCA 12

SHTOJCA 13

Logo Per shpalljen