Festivali VIII Folklorik Mbarëkombëtar ” Vallja Dyshe në Breza “, 6-7 shtator 2018
Festivali folklorik mbarëkombëtar “Vallja Dyshe në Breza” ze fill në vitin 2000 me iniciativën dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Artistit të Merituar, Mjeshtrit te Madh z. Sadi Halili, i cili për 7 edicione rresht, nga viti 2000 deri në vitin 2012 ka qënë drejtor i përgjithshëm dhe president i këtij festivali. Ai jo vetëm që kishte karizmën për t’i motivuar grupet e interpretuesve popullorë për t’iu bashkëngjitur veprimtarive të tilla, por ishte edhe një menaxher i zoti i këtyre aktiviteteve. Krahu i djathtë i tij ka qënë kompozitori i mirënjohur mbarëkombëtarisht z Naim Gjoshi. Falë tyre, pas vështirësive të para, që përkojnë me fillimet në vitin 2000, kur pjesëmarrja ështe modeste, vetëm me 7 grupe, ky aktivitet erdhi dhe u zgjerua në 17, 19 e deri në 21 grupe pjesëmarrëse me 230 iterpretues.

Festivali VIII në dt 6-7 Shtator 2018 vjen pas 6 vjetësh nderprereje. S’kishte si të ndidhte ndryshe; humbja e Mjeshtrit të Madh Sadi Halili, ndarë nga jeta në vitin 2012, qe e rëndë. Në një farë mënyre ajo do të ndikonte edhe tek Vallja Dyshe , të cilën ai e deshi aq shumë. Tani jemi në momentin e rikthimit të një tradite të bukur, traditës së Valles Dyshe ndër Breza. Synimi i Mjeshtrit ishte që ta fuste këtë festival në axhendën e aktiviteteve kulturore të Ministrisë së Kulturës. Pikërisht kjo është edhe ambicja e organizatorëve të këtij festivali, nën kujdesin e drejtpërdrejte të Kryetarit të Bashkisë z. Kastriot Gurra.

No automatic alt text available.

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>