BASHKIA LIBRAZHD NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD

BASHKIA LIBRAZHD NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:

THIRRJEN E DYTË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

(ReLOaD)

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor ne përputhje me prioritet vendore.

Për sa më sipër, Bashkia Librazhd dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Librazhd si më poshtë:

  1. Rini dhe shërbime komunitare për grupet e margjinalizuara
    1. – Fuqizimi i të rinjve dhe rritja e pjesëmarrjes në vendimarrje.
    2. – Ndërgjegjësim dhe Shërbim komunitar për grupet e margjinalizuara (komuniteti Rom, Egjyptian, mosha e tretë)
  1. Mbështetja e fermerëve dhe ndërgjegjësimi ndaj rëndësisë së prodhimit bujqësor.
    1. – Rritja e kapaciteteve të fermerëve lokalë.
    2. – Rritja e vëmendjes ndaj zonave rurale për rritjen e prodhimit agro-kulturor.
  1. Zhvillimi i Turizmit dhe Mbrojtja e Mjedisit
    1. – Promovimi i mbrojtjes së mbjedisit dhe promovimi i vlerave kulturore e turistike të zonës
    2. – Përdorimi i mjeteve inovatore në promovimin e vlerave kulturore e pikave turistike të zonës.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 3.500.000 Lek.

 

OSHC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lek për gjithë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD (Shkurt 2017 – Janar 2020).

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

 

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Librazhd do të jetë i disponueshëm nga 08/02/2019, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkialibrazhd.gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën Juridike (Sheshi Gjorg Golemi, 3400, Librazhd). Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (http://bashkialibrazhd.gov.al/) si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org).

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  25/ 03/ 2019, ora 15:00.

Per te shkarkuar dokumentacionin perkates ju lutemi klikoni ne linkun e meposhtem.

A. Deklarata e Partneritetit

B. Deklarata e shmangies se konflikitit te interesit

SHTOJCA 1

SHTOJCA 2

SHTOJCA 3

SHTOJCA 4

SHTOJCA 5

SHTOJCA 6

SHTOJCA 7

SHTOJCA 8

SHTOJCA 9

SHTOJCA 10

SHTOJCA 11

SHTOJCA 12

SHTOJCA 13

Logo Per shpalljen