Bashkia Librazhd deshiron te ndaj me ju se :  Erasmus Plus ka shpallur thirrjen që targeton Rininë, specifikisht – Erasmus Plus, KA 2 – Capacity Building in the Field of Youth. Kjo thirrje e ka afatin më 8 Mars 2018. 

Bashkëngjitur, gjeni një përmbledhje të Thirrjes (së bashku me link-un për të gjitha detajet) dhe një prezantim të thirrjes mbajtur pak ditë më parë me shpalljen e thirrjes nga Agjensia Ekzekutive që menaxhon Programin, ndërmjet të tjerash, në Bruksel EACEA (Education, Audiovisual and Culture Executive Agency) për të kuptuar më mirë detajet e thirrjes si dhe për pyetje që mund të keni.

Pika Kombëtare e kontaktit në Shqipëri për Erasmus Plus Komponenti i Rinisë është organizata Beyond Barriers, që mund ta kontaktoni në office@beyondbarriers.org

Si vijon, edhe linku me Broshurën e Erasmus Plus (për lehtësi për ta shkarkuar direkt):

http://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2017/09/Broshure-Erasmus.pdf

GJithashtu, Udhëzuesi për Programin e Erasmus Plus është Online. Udhëzuesi për Programin e Erasmus Plus është dokumenti kryesor për tu konsultuar nga kushdo që dëshiron të marrë njohuri të detajuara në lidhje me këtë Program si dhe të gjitha thirrjet për propozime në këtë kuadër. Udhëzuesi është pjesë përbërëse e Thirrjeve për Propozime të Erasmus Plus 2018 dhe përmban informacion të detajuar në lidhje me:

  1. Prioritetet e programit
  2. Aksionet që mbështeten nga ky program
  3. Fondet e disponueshme për aksione të ndryshme
  4. Informacion të detajuar për aplikantët potencialë

Të interesuarit në këtë program mund ta gjejnë të detajuar udhëzuesin në faqen e Komisionit Evropian në linkun më poshtë

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/programme-guide_en

Për detaje të mëtejshme secili nga palet/personat e interesuar mund te kontaktoje direkt me zyrën Kombëtare të Erasmus Plus në Tiranë www.erasmusplus.al

2- Erasmus Plus – Youth Call 2018 brief