Projekti ‘Food Hub’ ne ndihme te fermereve

N/Kryetari i Bashkisë Librazhd Ermir Sulollari bashkë me Ambasadoren e BE-së Znj. Christiane Hohmann inaguruan pikën e grumbullimit të prodhimeve bujqësore në Librazhd!
Ky investin i Bashkimit Europian do ti vijë në ndihmë 360 fermerëve të Librazhdit të cilët kanë tashmë një pikëtakimi🤝
Padyshim ‘Food Hub’ është një mundësi e mirë punësimi për të rinjtë! 😊

“Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”

Në trajnimin me temë: “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë, organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert – Stiftung”.
Roli i qeverisjes vendore në procesin e anëtarësimit në BE, forcimi i demokracisë dhe principet për një qeverisje vendore efektive ishin disa nga çështjet themelore që ezauruam.
Kontribut të çmuar në diskutimin e këtyre temave dhanë,Damian Gjiknuri,Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste,Stine Kappler, Drejtoreshë e zyrës së Tiranës e “Fondaconit Friedrich Ebert-Stiftung” dhe z. Carsten Sieling, nga SPD-ja gjermane, ish kryetar i bashkisë së Bremen-it dhe ish – deputet i Bundestagut..