THIRRJE PUBLIKE PER ORGANIZATAT E SHOQERISE CIVILE

BASHKIA  LIBRAZHD NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:

  

 THIRRJEN E TRETË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

(ReLOaD)

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.

Për sa më sipër, Bashkia LIBRAZHD dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë LIBRAZHD si më poshtë:

  1. Zhvillimi i  Turizmit

1.1 Përdorimi i mjeteve inovatore në promovimin e vlerave turistike dhe kulturore  të zonës.

1.2 Organizimi i aktiviteteve që synojnë promovimin e burimeve turistike të Bashkisë Librazhd.

  1. Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit

2.1    Promovimi i mbrojtjes së mjedisit nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme në natyrë.

2.2    Ndërgjegjësim mbi mbrojtjen e mjedisit duke e konsideruar atë në disa dimensionet: peisazhit natyror, historik, kulturor, social, biodiversitetit etj.

  1. Shërbime komunitare dhe mbështetja e të rinjve

3.1    Shërbime komunitare për grupet e margjinalizuara, vecanërisht për moshën e tretë dhe personat me aftësi të kufizuar.

3.2    Mbështetja e grave dhe/ose të rinjve në zbatimin e ideve të biznesit për fuqizimit dhe zhvillimin e tyre ekonomik.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 2.000.000 Lek.

OSHC-të të cilat kanë qenë partnere dhe kanë zbatuar projekte në thirrjen e parë dhe të dytë kanë të drejtë të aplikojnë, por vlera totale e grantit për të gjtha thirrjet (miratuar në thirrjen e parë dhe të dytë dhe aplikuar në thirrjen e tretë) nuk duhet të kalojë 5.000.000 ALL përfituar nga projektet e zbatuara në bashkinë Librazhd.

Bashkia rezervon të drejtën të mos alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga muaji Dhjetor 2020 deri në muajin Dhjetor 2021.

 

 PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Librazhd do të jetë i disponueshëm nga 12 Tetor 2020, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkialibrazhd.gov.al  ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën e Protokollit (Sheshi Gjorg Golemi, 3400, Librazhd).Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (www.bashkialibrazhd.gov.al ).

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë një takim informuese/ditë të hapur:

  1. Bashkia Librazhd do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e tretë publike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Librazhd takimi informues do të organizohet online më 28/10/2020. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkita përkatëse nëpërmjet website.
  1. Pyetje rreth thirrjes publike mund të behën përmes e-mail adresës info@bashkialibrazhd.gov.al, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 03/11/2020, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

 

 DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Bashkia e Librazhd

Sheshi Gjorg Golemi

3401, Librazhd

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  09/11/2020 , ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë www.bashkialibrazhd.gov.al

Dokumentat e nevojshem mund te shkarkohen me poshte:

A. Deklarata e Partneritetit

B. Deklarata e shmangies se konflikitit te interesit (1)

SHTOJCA 1 (1)

SHTOJCA 6

SHTOJCA 7 (1)

SHTOJCA 8 (1)

SHTOJCA 9 (1)

SHTOJCA 10 (1)

SHTOJCA 11 (1)

SHTOJCA 12 (1)

 

Konsultimi prioriteteve për Thirrjen e Tretë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile

      Bashkia Librazhd në bashkëpunim me Programin Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) ka filluar procesin e shpalljes së Thirrjen e Tretë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të). Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OSHC-të i prioriteteve të thirrjes. Duke patur parasysh situatën në vend ku takimet me pjesëmarrje të lartë individësh nuk janë të lejuara, bashkia ka vendosur të kryej procesin e konsultimit të prioriteteve online….

Per me shume informacion ju lutemi klikoni ne linkun e meposhtem.

Konsultim Prioritete Librazhd