Thirrje për Aplikim

Thirrje për aplikim për të rinj aktivistë me synim përfshirjen në qeverisjen vendore.

 

Organizata  Rinore SOEK-in në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd Shqipëri, do të zbatojë këte projekt me titull: “Krijimi ipërfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.

Ky project zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor,  përfshirë Shqipërinë.

Per te marre nje informacion me te detajuar klikoni ketu. njoftim

NJOFTIM

NJOFTIM

 

NJOFTOHEN TE GJITHE QYTETARET E BASHKISE LIBRAZHD  TE PARAQESIN  PRANE SEKTORIT TE TATIM TAKSAVE  DOKUMENTACIONIN PERKATES PER LLOGARITJEN TARIFAVE DHE TAKSAVE VENDORE PER VITIN 2019 SI ME POSHTE :

  • CERTIFIKATEN E PRONESISE SE OBJEKTIT/ BANESES
  • VERTETIM PENSIONI
  • VERTETIM INVALIDITETI
  • VERTETIM QE TRAJTOHET ME  NDIHME EKONOMIKE
  • CERTIFIKATE FAMILJARE

 

 DOKUMENTACIONI TE DEPOZITOHET  BRENDA QERSHORIT 2019.

 

JU FALEMINDERIT !

  BASHKIA  LIBRAZHD

NJOFTIM PER PUNESIM – THIRRJE PUBLIKE NE KUADER TE PROGRAMIT ReLOaD PER KOORDINATOR PROJEKTI DHE EKSPERT MJEDISOR.

NE KUADER TE PROGRAMIT  ReLOaD  SHOQATA ALBNATYRA BEN  KETE  NJOFTIM -THIRRJE PUBLIKE PER DY POZICIONE PUNE:

Koordinator projekti dhe Ekspert  mjedisor

 

Emri i projektit :  “Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane“

Pershkrimi i projektit :  Projekti ka synim kryesor te permiresoje gjendjen e ndotjes aktuale të lumit Shkumbinm nëpërmjet ndergjegjësimit, aktivizimit të aktorëve te ndryshëm, analizave te situatës dhe hartimin e një plani veprimi për të ardhmen. Ky projekt zbatohen në kuadër të projektit ReLOaD në Shqipëri.

Qëllimi :   Në zbatim te projektit Shoqata Albnatyra ka si objektiv të ofrojë dy pozicione:

  1. Një Koordinator  projekti për koordinimin e të gjitha aktiviteteve të projektit si dhe raportimi sipas udhëzuesit.
  2. Një ekspert mjedisor për Studimin, grumbullimin e të dhënave (material+harte)  mbi ndotjen e lumit Shkumbin.

Detyrat që do të kryejnë kandidatët :

  1. A)Kordinator i Projektit
  • Koordinimi i aktiviteteve të projektit sipas planit (garfikut) të përcaktuar në projekt.
  • Koordinimi dhe komunikimin midis Shoqatës Albnatyra,UNDP dhe Bashkisë Librazhd për te gjitha aktivitetet e parashikuara.(email,telefonata,poste etj).
  • Koordinimin me institucionet e tjera për realizimin e aktiviteteve: ndërgjegjësime, takime, konferece, aksionet për pastrim etj.
  • Mbajtja e te dhenave per cdo aktivitetet (raporte,lista prezence, foto  etj)
  • Raportimi sipas udhezuesit ReLOaD/UNDP
  • Monitorimi nga organizata për ecurinë e aktiviteteve
  • Ndjekjen dhe përgatitjet e vend-takimeve,logjistikën dhe shpenzimeve financiare.
  • Koordinatori duhet të jetë gjithë kohës disponibël ne të gjithë kohën e zgjatjes të zbatimit të projektit (9 muaj).

SPECIFIKIME TEKNIKE

  1. Kriteteret që duhet të plotësojne kandidatët
  2. Kordinator Projekti duhet të plotësojë këto kritere:
  3. a)Arsimi i lartë, diplomuar e fushën e Mjedisit (Ing..Mjedisi,Pyjesh dhe ujra)
  4. b)Ekspereince jo më pak se 3 vjet në një organizatat mjedisore
  5. c)Të kete qenë të paktën 1 herë koordinator  projektesh në organizate
  6. d)Aftesi komunikuese dhe drejtuese të punës në grup
  7. e)Të jetë fleksibel me oraret e punes.
  8. f)Të ketë aftësi të mira prezantuese.

Detyrat që do të kryejnë kandidatët :

  1. B)Eksperti Mjedisore
  • Grumbullimi i të dhënave mbi pikat më të ndotura te lumit Shkumbin duke audituar 15 fshatrat që shtrihen në pellgun ujëmbledhës të Shkumbinit duke përcaktuar koordinatat,foto,harta dhe pergatitija e një materiali prezantues prej 45 kopjesh, për konferencën që do të realizohet gjatë muajit nëntor 2018.
  • Marrja e kampioneve  të ujit ne 3 pika të lumit Shkumbin (Ura Golikut, Bushtrice,Mirakë) me qëllim nxjerrjen e te dhënave (analiza laboratorike) duke krahasuar të dhënat e cdo stacioni ër shkallen e ndotjes.
  • Percaktimin e habitateve ujore mbi gjendjen e tyre dhe nese a ka ndryshim te tyre si rezultat i ndotjes.
  • Hartimin e një materiali mbi studimin e kryer për cilësinë e ujit duke realizuar krahasime,statistika dhe analiza përkatëse.
  • Materialet të përgatiten edhe në versionin powerpoint duke marre parasysh të gjitha rekomandimet e zbatuesit të projektit.
  • Eksperti do te paguhet 15 ditë pune për kryerjen e studimit mbi pikat e ndotjes duke paraqitur nje material në 45 kopje dhe 15 ditë të tjera për marrjen analizimin e kampioneve të ujit duke hartuar edhe një raport mbi këtë studim.

SPECIFIKIME TEKNIKE

 

  1. Ekspert projekti
  2. a)Arsimi i lartë, diplomuar e fushën e Mjedisit (Inxh.Mjedisi,Pyjesh dhe ujra)
  3. b)Ekspereince jo më pak se 3 vjet në fushën mjedisore
  4. c)Aftësi komunikuese dhe drejtuese të punës në grup
  5. d)Të jetë fleksibel me oraret e punes.
  6. e)Të ketë kyer studime ose te kete qene pjese e nje grupi kerkues ne fushen mjedisore.
  1. Dokumentat që duhen paraqitur në aplikim per Koordinator  projekti dhe ekspert mjedisor :
  2. CV e aplikantit, diplome (skanim me ngjyra)
  3. Kualifikime te ndryshme mbi fushën e mjedisit
  4. Referenca nga punëdhënës apo nga OJF
  5. Preferohen kandidate që janë nga qyteti i Librazhdit apo brenda qarkut Elbasan

Të interesuarit deri me date 05.10.2018 të dërgojnë dokumentat e mësipërme në adresën e email-it racfp.org@gmail.com