NJOFTIM PER KONSULTIM PUBLIK
Ne zbatim te Ligjit Nr.146/2014 “Per Njoftimin dhe Konsultimin Publik” , Ligjit nr.139/2015
“Per Vetqeverisjen Vendore”, Ligjit nr.9936 date 26.06.2008 “Per Menaxhimin e Buxhetit ne
Republiken e Shqiperise”, Ligjit nr.9632 date 30.10.2006 “Per Sistemin e Taksave Vendore”;
Bashkia Librazhd njofton banoret dhe grupet e interesit se ne kuader te hartimit te Projekt
Buxhetit te vitit 2022, Buxhetit Afatmesem 2022-2024 dhe Paketes Fiskale per vitin 2022, do te
organizoje degjese publike diten e Premte me date 19/11/2021, ora 11:00, tek lokali ZHARRI ne
Librazhd.
Per rendesine qe ka kjo procedure, mendimi dhe diskutimi me banoret, grupet e interesit dhe
OJF-te, eshte shume i mirepritur ndaj jeni te lutur te merrni pjese per te shprehur opinionin dhe rekomandimet tuaj.
Permbledhja e gjithe takimeve do ti paraqiten Grupit te Menaxhimit Strategjik.
Duke ju falenderuar!
KRYETARI I BASHKISE
KASTRIOT GURRA
Bashkia Librazhd është shpallur fituese në thirrjen IPA 2018 – EU for socio-economic development (as alternative to drugs cultivation and trafficking) me projektit “No Drugs! Food Hub – A sustainable development alternative for youth and communities in Librazhd”. Ne lidhje sa me siper Bashkia shpall njoftimin per vend te lire pune ne pozicionin, Menaxher Projekti . Per me shume info klikon ne linkun me poshte
NJOFTIM
Për vende të lira pune për pranimin në nivelin bazë në strukturat e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Kreu i III “Ndarja e funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim pezullim dhe përjashtim ”, VKB Nr.120 datë29/12/2020 “Për miratimin e detajimit të Buxhetit për vitet 2021-2022-2023”, Urdhëri i kryetarit të bashkisë nr.1033 datë 31 /12 /2020 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë viti 2021” , Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Librazhd , njofton se në Stacionin e MZSH-së shpallet:
1 (një ) vend i lirë pune në pozicionin:
Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftuesi/ Shpëtuesi /Drejtuesi i automjeteve dhe Punonjësi në sallën operuese është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.
Kërkesat e përgjithshme për pranimin
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
ç) Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
d) Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
dh) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
e) Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë).
ë) Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
f) Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
g) Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
gj) Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm.
h) Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm.
i) Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë.
j) Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”;
k) Kandidati për personelin drejtues automjetesh zjarrfikëse dhe shpëtimi në shërbimin e MZSH-së duhet të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti, grupi “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor. Kanë prioritet kandidatët që zotërojnë profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj.
Kriteret e pranimit për nivelin e mesëm janë:
Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.
Fotokopje e kartës së identitetit ;
4. Çertifikatë familjare;
5. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome.
8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
11. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
12. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
14. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
15. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”;
16. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
17. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë
Dokumentat duhet të dorëzohen tek Protokolli i Bashkisë e Librazhd brënda datës 28.09.2021
Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak
Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Librazhd do të shpallë në faqen e internetit dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave.
Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë ibrazhd . Afati i ankimimit është 2 (dy) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
· Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
· Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
· VKM nr. 520 dt.25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga
Zjarri ”.
Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve
Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar proçesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurimit, si më poshtë:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.
Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza:
– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë mbi 70% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në
mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim 50% dhe rezultatit të intervistës me gojë 50%.
Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të mara dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.
Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Librazhdit do të shpallë fituesit në
portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” në faqen e internetit të Bashkisë Librazhd dhe në stendat e informimit të publikut.
Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Librazhd .
Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.
Zhvillimi i qytetit të Librazhdit është çështje e një grupi të gjerë të palëve të interesuara dhe jo vetëm. Të gjithë banorët e Librazhdit janë të interesuar që qyteti të zhvillohet, në shumë dimensione të tij. Për këtë arsye, procesi i planifikimit urban, duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar kontribuojne drejtpërdrejt në përmirësimin e përfshirjes së nevojave të grupeve të ndryshme në këtë process planifikimi. Ndaj, duhet të sigurohet një proces i hapur, transparent dhe pjesëmarrës.
Në zbatim të iniciativës “ATELIER Librazhd”, që ka për synim ndërtimin e kapaciteteve profesionale për panifikimin urban të orientuar drejt dialogut, si dhe përfshirjen sociale në proceset e dizenjimit, kemi pergattitur nje pyetesor – intervestë e cila do të realizohet me punonjësit e pushtetit vendor, institucione te ndryshme dhe banoret e qytetit.
Qëllimi: Kjo intervistë ka për qëllim të evidentojë, sfidat, mundesitë/ potencialin dhe nevojat e organeve të pushtetit vendor në raport me planifikimin urban me pjesëmarrje. Ky është një projekt pilot /eksperimental për sa i takon zbatimit te instrumentit ‘Do-Tank’ (Do-Tank është një ushtrim aktiv planifikimi që zhvillon ide dhe koncepte për qytetin e Librazhdit).
Lutemi te plotesoni njerin nga linqet e meposhtme:
pyetesori per institucione
Bashkia Librazhd duke ju referuar legjislacionit ne fuqi per fushaten zgjedhore ka marre vendimin Nr. 1593.Prot. date 18.03.2021 “Per percaktimin e vendeve publike te afishimit te materialeve propogandistike te subjekteve zgjedhore”
Vendimin e plote mund ta lexoni ketu. Vendim
Se shpejti Pallati i Kultures “Sadi Halili” vjen i rikonstrukturar dhe me kushte dinjitoze ashtu sic i ka hije. Ky projekt u financua nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit te Borxhit per Zhvillim ( IADSA).
Rezultatet e vlerësimit në lidhje me projekt propozimet e paraqitur nga Organizatat e Shoqerisë Civile
(OSHC) gjatë thirrjes së tretë publike të hapur më 12.10.2020 – 09.11.2020 në Bashkinë Librazhd.
PROJEKTET E PROPOZUARA PËR FINANCIM
Per me shume informacion ju lutemi klikoni linkun e meposhtem.
Shtyhet deri në datën 15 Nentor aplikimet për Thirrjen Publike për zgjedhjen e një përfaqësuesi të organizatve të shoqërisë civile (OSHC-ve) në Komisionin e Vlerësimit të aplikimeve për Thirrjen e tretë publike për OSHC-të në Bashkinë Librazhd në kuadër të partneritetit me programin ReLOaD.
Per me shume informacion ju lutemi klikon ne linkun e meposhtem.
Thirrje per anetar OSHC -komision Vleresimi- LB (1)