Keto dite shume te ftohta jane te veshtira per shume familje ne Shqiperi. Por ka prej tyre qe i ftohti i ka gjetur ne kushte shume te veshtira, ndersa ajo qe quhet shtepi nuk ka lidhje me kete fjale. I tille eshte rasti i familjes Dosku ne lagjen Ortojan te Dorezit ne Librazhd. Reshjet dhe era e kane bere kete kasolle teresisht te rrezikshme dhe te pabanueshme.

Morem masat e menjehershme qe familjes t’i mundesojme strehimin ne nje banese tjeter dhe furnizimin me ushqimet baze per nje kohe te gjate. Gjithashtu sapo te rriten paksa temperaturat dhe te shkrije debora me ndihmen dhe kontributin tone, te banoreve te fshatit Dorez dhe te sipermarrjes private t’i mundesojme ketyre femijeve nje shtepi te re.