Koncert Festiv me rastin e festave te fundvitit.

Pallati i Kulturës “Sadi Halili” përmbylli me shumë sukses aktivitetet e ngjeshura kulturore të këtij viti me një koncert festiv.
Një atmosfere e jashtëzakonshme e krijuar nga performanca e këngëtarëve që këtë herë ishin te gjithë nga Librazhdi. Interpretimet e tyre plot pasion të valleve dhe humorit krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.
Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që me talentin dhe pasionin e tyre sjellin gëzim dhe hare për çdo familje të Librazhdit.
Mirënjohje pafund dhe për kolegët e kulturës në bashki për gjithë punën intensive dhe profesionale të bërë gjatë këtij viti.

26047256_1900671313556330_1523733740467981166_n 26165970_1900670686889726_704925572907241569_n 26167129_1900671350222993_8459467890417430516_n

Bashkia ne ndjekje te situates problematike si pasoje e reshjeve,

Bashkia Librazhd, po ndjek me shumë kujdes nga afër zonat që paraqiten më problematike, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe problematikat e krijuara prej tyre në pronat e mjaft familjeve.
Dëshiroj te bëj thirrje për të gjithë banorët në këto zona,se strukturat e bashkisë janë të gjitha në gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo banori që ndodhet në vështirësi. Numrat e kontaktit të Bashkisë Librazhd janë në dispozicion të çdo qytetari dhe garantimi i të drejtës për jetën veçanërisht për grupet më në nevojë sikundër janë fëmijët apo të moshuarit janë fokusi jonë në këtë moment të vështirë. Nuk ka vend per panik pasi kjo eshte nje situate e parashikuar por duhet te jemi gati per çdo moment.
Emergjencat Civile Librazhd: 068 226 7614

 

24254834_1885487665074695_7763934927012486986_o

 

Njohja me praktikat më të mira të mirë-qeverisjes dhe administrimit në nivel vendor

Së bashku me Kryetarët e disa prej bashkive kryesore në vend, Kryetari i Bashkise Librazhd,Zoti Kastriot  Gurra  zhvilloi një vizitë disa ditore në Gjermani me fokus “njohjen me praktikat më të mira të mirë qeverisjes dhe administrimit në nivel vendor”.
– Gjatë kësaj vizite patëm mundësi për të lobuar për përthithjen e projekteve dhe investimeve gjermane për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në nivel vendor.
Aktivitet jetër i rëndësishëm ishte edhe “Ditë Dialogu me Diasporën”, ku sëbashku me homologë nga Republika e Kosovës, Gjermania, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrin e Diasporës së Kosovës, Kryebashkiaken e Kölnit si dhe shumë përfaqësues të tjerë nga fusha e biznesit të diasporës, diskutuam për projekte të përbashkëta me objekt kryesor nevojat sektoriale dhe nxitjen e burimeve njerëzore potenciale të diasporës dhe kryerjen e investimeve në vendet tona. Angazhimi i diasporës përmes dhënies së një ekspertize profesionale në këtë rast në rolin e “investitorit të vogël dhe të mesëm” në Shqipëri e Kosovë, duke patur parasysh edhe potencialet që ofrojnë shumë rajone në sektore të ndryshme, do të ishte një kontribut shumë i vlefshëm për rritjen ekonomike të vendeve tona.
Gjithashtu, patëm kënaqesinë të ishim të pranishëm në pritjen zyrtare të organizuar nga Kryeministri i Landit të Veriut të Rhine-Vestfalisë, shkëlqesia e tij, z. Armin Laschet, në ambientet e Kancelarisë së Shtetit me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë si dhe për “Ditët e Dialogut të Diasporës Shqiptare” po në këtë land. Gjatë pritjes patëm mundësinë t’i bënim me dije z. Laschet, zhvillimet, rëndësinë dhe potencialet që kanë investime të huaja për bashkitë e vendit.
Gjatë këtij takimi me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, Energjisë dhe Industrisë të këtij landit, u njohëm me praktikat më të mira të politikbërjes në fushën e zbatimit të teknologjisë në energji, zhvillimit të shërbimeve online, dixhitalizimit dhe qasjes ndaj investimeve të huaja. Gjithashtu, theksi i takimit u vu edhe në shkëmbimin e eksperiencave mbi modelin e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor lidhur me politikat zhvillimore.
Një nga momentet më të rëndësishme të kësaj vizite ishte edhe takimi në qytetin e Düsseldorf-it me një prej biznesmenëve më të suksesshëm të diasporës në Gjermani, z. Lazim Destani si dhe me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Patëm rastin të shkëmbejmë mendime rreth temës së zhvillimit të potencialit ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe në veçanti, angazhimin e diasporës përmes burimeve njerëzore dhe kapaciteteve investuese të tyre.
Në bashkinë e Düsseldorfit, kryeqyteti i landit të Rihnit Verior të Vesfalisë, na u rezervua një pritje e veçant nga Kryetari i Bashkisë, z. Thomas Geisel. Potenciali që ka zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit lokal si dhe mbështetja në fushën e inovacionit, ishin pikat kryesore ku u vendos theksi i mundësisë për nisjen e projekteve të përbashkëta.
Së fundi, një takim të veçantë patëm edhe me zv.. Kryetarin e Bashkisë Hagen, z. Horst Wisotzki, dhe me drejtues të kompanisë Heb Gmbh një prej bizneseve më të suksesshëm në drejtim të energjisë së rinovueshme, ku disktuam dhe ndamë ide të përbashkëta mbi menaxhimin sa më efikas të mbetjeve, landfilleve dhe integrimit të energjive të rinovueshme për të gjitha bashkitë tona,  – tha Kryateri i Bashkise Z. Kastriot Gurra pas perfundimit te vizites ne Gjermani.

 

Image may contain: 18 people, people smiling, people standing and suit