Misioni:
Planifikimi dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të teritorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe burimeve njerëzore, harmonizimi i interesave publike dhe atyre private në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të teritorit.
Objektivat:
1. Përdorimi sa më racional i tokës dhe burimeve natyrore, duke garantuar në këtë mënyrë edhe nevojet e brezave për barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të mjedisit e të pejsazhit gjeografik.
2. Evidentimin e potencialeve të teritorit për zhvillimin urban të bashkisë Librazhd.
3. Hartimin e programeve të veçanta në të cilat, të parashikohen masa, për të garantuar rigjenerimin urban, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të tokës së kultivueshme, peisazheve dhe hapësirave të gjelbëra.
4. Studimi dhe vlerësimi i zhvillimeve në teritor dhe marja e masave për parandalimin e zhvillimeve të dëmshme.
Baza ligjore:
Në ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive ligjore, drejtoria e planifikimit dhe e zhvillimit të teritorit, mbështetet në:
– Ligjin nr. 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
– Ligjin 152/2013,“Për nëpunësin civil”, të ndryshuar;
– Ligjin Nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
– Ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e teritorit”, i ndryshuar;
– Ligjin nr.9780 date 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e teritorit nga ndërtimet e kundraligjëshme”, i ndryshuar;
– Ligjin nr.8402 datë 10.09. 1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”, i ndryshuar;
– VKM-në nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të teritorit”, të ndryshuar;
– VKM-në nr. 686, datë 22.11.2017 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të teritorit”, të ndryshuar;
– VKM-së nr. 142, datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, të ndryshuar.