Bashkia Librazhd –
Pasi kemi investuar në sistemin e ujit të pijshëm në Bashkinë e Librazhdit, me rëndësi është po ashtu dhe sistemi i vaditjes.
Aktualisht jemi duke investuar në sistemimin e kanalit të mesit, rreth 10 km i gjatë, që mbulon me vaditje 1264 ha tokë bujqësore në fshatrat, Dorëz, Gizavesht, Librazhd Qendër etj.
Investimi parashikon veshjen me beton në 4.7 km kanal vaditës dhe ndërhyrjen me tuba çeliku aty ku ka rrezik shembje.
Prej kohësh fermerët e kishin pritur një investim të tillë dhe Bashkia e Librazhdit synon të vijojë edhe në zona të tjera me investime që lehtësojnë punën e fermerëve.