Profili i Kryetarit
Mariglen Disha është Kryetari i Bashkisë Librazhd. Ai lindi më 25 Qershor 1980 në fshatin Kostenjë të Librazhdit.
Pas përfundimit të arsimit të mesëm ndoqi Studimet e Larta pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ne Universitetin Politeknik te Tiranës, në degën Inxhinieri Ndërtimi, Profili Infrastrukture Transporti.
Në vitin 2021, kualifikohet me Master Shkencor në të Drejtë Publike, pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Në vitin 2004 fillon ushtrimin e profesionit si zbatues i projekteve inxhinierike si dhe duke vijuar me ushtrimin e profesionit në institucione të ndryshme shtetërore.
Mariglen Disha per vite me radhë ka drejtuar disa nga sektoret me te veshtire me probleme te mbartura nder vite sic jane Legalizimet. Ai ka drejtuar me sukses Drejtoritë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si Drejtoria Vendore e ASHK-së Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Falë punes se palodhur dhe perkushtimit maksimal si dhe menaxhimit te duhur arriti te finalizonte me sukses nje numer te pafund aplikimesh dhe dosjesh.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Z. Disha propozohet si kandidat i Partise Socialiste dhe zgjidhet me vote per te drejtuar Bashkine Librazhd.