NJOFTIM |
PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË
Mbështetur në Ligjin nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 53 pika 2 dhe pika 4, ju njoftojmë se ditën e Merkure, date 25.01.2017, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve te godinë së Këshillit, zhvillohet mbledhja e Keshillit të Bashkiak për muajin Janar 2017 me këtë rend dite:
- P/Vendim “Për heqjen e mandatit te Zj. Valbona Gega”.
- P/Vendim “Për zëvësësimin e mandatit të këshilltarit”.
- P/Vendim “Per propozim për dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1-31.01.2017”.
- P/Vendim “Mbi dhënien e pagesave për aftësinë e kufizuar për muajin Janar 2017”.
- P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6 % i muajit Dhjetor dhe që trajtohen në Janar 2017 si dhe kompesimin e enegjisë elektrike për muajin Dhjetor 2016”.
- P/Vendim “Për miratimin e mundësisë për plotësimin e nevojave të komunitetit dhe enteve publike me lëndë ndërtimi në raste emergjente”.
- P/Vendim “Për dhënie ndihmë finaciare për familjet që kanë pësuar dëme në banesat e tyre nga fatkeqësi natyrore”.
- P/Vendim “Për mbylljen e Klubit të Fubollit Sopoti Sh.a. si subjekt tregtar”.
- P/Vendim “Për miratimin e rregullores së funksionimit të Këshillit Bashkiak”
- P/Vendim “Për ndarjen e bursave të nxënësve që ndjekin vitin e parë në arsimin professional në vitin shkollor 2016-2017”.
- P/Vendim “Për ndarjen e bursave të studentëve të vitit të parë për vitin akademik 2016-2017”.
- P/Vendim “Për ndarjen e bursave të studentëve të vitit të parë për vitin akademik 2016-2017 nga të ardhurat e Bashkisë”.
- P/Vendim “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë për vitin 2017”.
- P/Vendim “Për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Njësive Administrative, Ndërmarrjeve dhe Institucioneve vartëse”.
- P/Vendim për miratimin e kategorizimit të nivelit të pagave të aparatit të Bashkisë, Njësive Administrative dhe institucioneve në vartësi të saj.”
- Shqyrtimin e kërkesës për shqyrtimin dhe miratimin e dokumentit të plotë të Planit të Përgjithshëm vendor, Bashkia Librazhd.
- Të ndryshme.
Komisionet të mblidhen më datë 20.01.2017
KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK
Mitat BIÇAKU