NJOFTIM
Për vende të lira pune për pranimin në nivelin bazë në strukturat e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Kreu i III “Ndarja e funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim pezullim dhe përjashtim ”, VKB Nr.120 datë29/12/2020 “Për miratimin e detajimit të Buxhetit për vitet 2021-2022-2023”, Urdhëri i kryetarit të bashkisë nr.1033 datë 31 /12 /2020 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë viti 2021” , Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Librazhd , njofton se në Stacionin e MZSH-së shpallet:
1 (një ) vend i lirë pune në pozicionin:
- Drejtues automjeti , zjarrfikës / operues/ luftues/shpëtues 1 (nji ) pozicion (niveli bazë)
Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftuesi/ Shpëtuesi /Drejtuesi i automjeteve dhe Punonjësi në sallën operuese është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.
Kërkesat e përgjithshme për pranimin
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
ç) Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
d) Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
dh) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
e) Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë).
ë) Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
f) Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
g) Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
gj) Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm.
h) Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm.
i) Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë.
j) Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”;
k) Kandidati për personelin drejtues automjetesh zjarrfikëse dhe shpëtimi në shërbimin e MZSH-së duhet të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti, grupi “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor. Kanë prioritet kandidatët që zotërojnë profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj.
Kriteret e pranimit për nivelin e mesëm janë:
- të jetë shtetas shqiptar;
- të ketë përfunduar arsimin e mesëm .
- të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
- të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, i Policisë së Shtetit apo nga institucione të tjera të administratës publike .
- të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje
Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.
Fotokopje e kartës së identitetit ;
4. Çertifikatë familjare;
5. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome.
8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
11. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
12. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
14. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
15. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”;
16. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
17. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copëDokumentat duhet të dorëzohen tek Protokolli i Bashkisë e Librazhd brënda datës 28.09.2021
Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak
Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Librazhd do të shpallë në faqen e internetit dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave.
Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë ibrazhd . Afati i ankimimit është 2 (dy) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimitFusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
· Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
· Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
· VKM nr. 520 dt.25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga
Zjarri ”.
Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve
Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar proçesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurimit, si më poshtë:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.
Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza:
– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë mbi 70% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në
mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim 50% dhe rezultatit të intervistës me gojë 50%.
Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të mara dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.
Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Librazhdit do të shpallë fituesit në
portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” në faqen e internetit të Bashkisë Librazhd dhe në stendat e informimit të publikut.
Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Librazhd .
Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.