NE KUADER TE PROGRAMIT  ReLOaD  SHOQATA ALBNATYRA BEN  KETE  NJOFTIM -THIRRJE PUBLIKE PER DY POZICIONE PUNE:

Koordinator projekti dhe Ekspert  mjedisor

 

Emri i projektit :  “Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane“

Pershkrimi i projektit :  Projekti ka synim kryesor te permiresoje gjendjen e ndotjes aktuale të lumit Shkumbinm nëpërmjet ndergjegjësimit, aktivizimit të aktorëve te ndryshëm, analizave te situatës dhe hartimin e një plani veprimi për të ardhmen. Ky projekt zbatohen në kuadër të projektit ReLOaD në Shqipëri.

Qëllimi :   Në zbatim te projektit Shoqata Albnatyra ka si objektiv të ofrojë dy pozicione:

  1. Një Koordinator  projekti për koordinimin e të gjitha aktiviteteve të projektit si dhe raportimi sipas udhëzuesit.
  2. Një ekspert mjedisor për Studimin, grumbullimin e të dhënave (material+harte)  mbi ndotjen e lumit Shkumbin.

Detyrat që do të kryejnë kandidatët :

  1. A)Kordinator i Projektit
  • Koordinimi i aktiviteteve të projektit sipas planit (garfikut) të përcaktuar në projekt.
  • Koordinimi dhe komunikimin midis Shoqatës Albnatyra,UNDP dhe Bashkisë Librazhd për te gjitha aktivitetet e parashikuara.(email,telefonata,poste etj).
  • Koordinimin me institucionet e tjera për realizimin e aktiviteteve: ndërgjegjësime, takime, konferece, aksionet për pastrim etj.
  • Mbajtja e te dhenave per cdo aktivitetet (raporte,lista prezence, foto  etj)
  • Raportimi sipas udhezuesit ReLOaD/UNDP
  • Monitorimi nga organizata për ecurinë e aktiviteteve
  • Ndjekjen dhe përgatitjet e vend-takimeve,logjistikën dhe shpenzimeve financiare.
  • Koordinatori duhet të jetë gjithë kohës disponibël ne të gjithë kohën e zgjatjes të zbatimit të projektit (9 muaj).

SPECIFIKIME TEKNIKE

  1. Kriteteret që duhet të plotësojne kandidatët
  2. Kordinator Projekti duhet të plotësojë këto kritere:
  3. a)Arsimi i lartë, diplomuar e fushën e Mjedisit (Ing..Mjedisi,Pyjesh dhe ujra)
  4. b)Ekspereince jo më pak se 3 vjet në një organizatat mjedisore
  5. c)Të kete qenë të paktën 1 herë koordinator  projektesh në organizate
  6. d)Aftesi komunikuese dhe drejtuese të punës në grup
  7. e)Të jetë fleksibel me oraret e punes.
  8. f)Të ketë aftësi të mira prezantuese.

Detyrat që do të kryejnë kandidatët :

  1. B)Eksperti Mjedisore
  • Grumbullimi i të dhënave mbi pikat më të ndotura te lumit Shkumbin duke audituar 15 fshatrat që shtrihen në pellgun ujëmbledhës të Shkumbinit duke përcaktuar koordinatat,foto,harta dhe pergatitija e një materiali prezantues prej 45 kopjesh, për konferencën që do të realizohet gjatë muajit nëntor 2018.
  • Marrja e kampioneve  të ujit ne 3 pika të lumit Shkumbin (Ura Golikut, Bushtrice,Mirakë) me qëllim nxjerrjen e te dhënave (analiza laboratorike) duke krahasuar të dhënat e cdo stacioni ër shkallen e ndotjes.
  • Percaktimin e habitateve ujore mbi gjendjen e tyre dhe nese a ka ndryshim te tyre si rezultat i ndotjes.
  • Hartimin e një materiali mbi studimin e kryer për cilësinë e ujit duke realizuar krahasime,statistika dhe analiza përkatëse.
  • Materialet të përgatiten edhe në versionin powerpoint duke marre parasysh të gjitha rekomandimet e zbatuesit të projektit.
  • Eksperti do te paguhet 15 ditë pune për kryerjen e studimit mbi pikat e ndotjes duke paraqitur nje material në 45 kopje dhe 15 ditë të tjera për marrjen analizimin e kampioneve të ujit duke hartuar edhe një raport mbi këtë studim.

SPECIFIKIME TEKNIKE

 

  1. Ekspert projekti
  2. a)Arsimi i lartë, diplomuar e fushën e Mjedisit (Inxh.Mjedisi,Pyjesh dhe ujra)
  3. b)Ekspereince jo më pak se 3 vjet në fushën mjedisore
  4. c)Aftësi komunikuese dhe drejtuese të punës në grup
  5. d)Të jetë fleksibel me oraret e punes.
  6. e)Të ketë kyer studime ose te kete qene pjese e nje grupi kerkues ne fushen mjedisore.
  1. Dokumentat që duhen paraqitur në aplikim per Koordinator  projekti dhe ekspert mjedisor :
  2. CV e aplikantit, diplome (skanim me ngjyra)
  3. Kualifikime te ndryshme mbi fushën e mjedisit
  4. Referenca nga punëdhënës apo nga OJF
  5. Preferohen kandidate që janë nga qyteti i Librazhdit apo brenda qarkut Elbasan

Të interesuarit deri me date 05.10.2018 të dërgojnë dokumentat e mësipërme në adresën e email-it racfp.org@gmail.com