Të nderuar qytetarë,

Në mbështetje të ligjit   Nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”  i ndryshuar, neni 9 pika 2 e Rregullores “Për funksionimin e Këshillit Bashkiak Librazhd” në bazë të nenit 48 pika 1 për zhvillimin e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak , ju njoftojmë që në datë 7 Qershor  ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak, dhe marrja e mandatit zyrtar të Kryetarit të Bashkisë  fitues  nga zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Mbledhja do të jetë e hapur për qytetarët  dhe mediat.

Ju faleminderit!

BASHKIA LIBRAZHD (3)