Misioni:

Hartimi i planeve lokale te zhvillimit mbi bazën e nivelit aktual, ne funksion të menaxhimit e mbrojtjes së tokës bujqësore, rritjes së prodhimit dhe tregut, nëpërmjet përmirësimit të teknologjisë së prodhimit, nxitjes së specializimit, kooperimit dhe iniciativave të fermereve.

Rritja e standarteve të punës për grumbullimin, përpunimin dhe tregëtimin e prodhimeve e produkteve bujqësore e blektorale për një siguri të lartë ushqimore Kontrolli i tregjeve të gjësë së gjallë, lëvizjes së kafshëëve dhe mbrojtja e shëndetit të tyre.

Objektivat

1. Administrimi dhe mbrojtja e tokave bujqësore dhe e kategorive të tjera të resurseve.

2. Ndërtimi, shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe administrimi, i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.

3. Krijimi, administrimi dhe përditësimi i sistemit vendor të informimit dhe këshillimit, bujqësor dhe rural

4. Krijimi dhe administrimi i skemave vendore të granteve për zhvillimin rural të financuara nga buxheti lokal ose me bashkëfinancim.

5. Administrimi i shërbimit veterinar vendor.

Baza ligjore:

Veprimtaria e derjtorisë së bujqësisë, administrimit të ujitjes dhe kullimit mbështetet në :

– ligjin nr.139/2015“Për vetqeverisjen vendore” (i ndryshuar),

– ligjin 9817 date 22.10.2007 “ Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”,

– ligji 9244 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore, i përditësuar”

– ligjin 24/2017 “ Për administrimin e ujitjes dhe të kullimit”,

– ligjin nr. 9863 date 28.01.2008 “ Për ushqimin”,

– ligjin nr. 9426, date 06.10.2005 “ Për mbarështimin e blektorisë” (indryshuar),

– ligjin nr. 10465, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”,etj – aktet nënligjore që lidhen me këtë fushë dhe në – rregulloren e brendshme të Bashkisë Librazhd.