Perkujtohet 40 vjetori i vrasjes se poeteve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi

Ne nje ceromoni te vecante qe u zhvillua prane Pallatit te Kultures Librazhd   u perkujtuan me mirenjohje dhe respekt  poetet Genc Leka dhe Vislon Blloshmi ne 40 vjetorin e vrasjes se tyre nga regjimi diktarorial.

“Pavaresisht viteve qe kalojne,vepra dhe sakrifica e tyre mbetet e gjalle dhe eshte detyrimi yne per ta kujtuar me respekt dhe per t’ua bere prezent brezave qe vijne.” citoi nder te tjera  Kryetari i Bashkise Z. Gurra.

Pas ceremonise ku moren pjese familjare te poeteve, Kryetari i Bashkise, Z, Kastriot Gurra artiste, shkrimtare, te  ftuar nderi, si  dhe shume qytetare u lexuan poezi te poeteve martire, dhe u vendosen kurora me lule prane Memorialit te Deshmoreve.20031920_1815374152086047_3256060365055769281_n 20121153_1815374285419367_1760416916738165623_o 20155647_1815374482086014_8561823057315732626_n 20229069_1815374622086000_6756373492725185209_n

Partneritet Bashkepunimi me Bashkine Mezdra, Bullgari

Bashkia Mezdra, e ndodhur në Bullgari është e ngjashme me Bashkinë Librazhd, si nga territori ashtu dhe popullsia. Pas vizitës së Kryetarit të Bashkisë Mezdres në Librazhd para disa kohësh, patëm rastin të vizitonim këtë Bashki, duke u njohur me një zhvillim të jashtzakonshëm që ajo kishte marrë pas hyrjes së Bullgarisë në BE. Kryesisht vihej re ndryshimi që kishin sjellë investimet e huaja, sidomos në shtimin e numrit të punësuarve si dhe ajo çka ishte më specifike ishte investimi në trashëgiminë kulturore të kësaj zone.
Ne patëm mundësi jo vetem bisedimi, por edhe shkëmbimi i eksperiencave pozitive mes dy bashkive tona, me qellim gjetje mundësish për të aplikuar në projekte të financuara nga fondet e BE-së.
Ndjej keqardhje që një pjesë e “klasës sonë politike”, nuk e shikon integrimin në BE si busullën për zhvillimin e vendit tonë.

18424223_1773644272925702_6002451869335075143_n       18403718_1773644372925692_9173060511869040315_n       18403382_1773644322925697_1469806766439462551_n

Ne ndjekje te punimeve ne fshatin Rinas.

Fshati Rinas nuk do të jetë më një ishull. Sot bashkë me banorët e këtij fshati ishim për të parë nga afër fillimin e punimeve ne rrugen qe lidh Rinasin me fshatin Gurakuq, kaq shumë të kërkuar në vite dhe dekada.  Le te shpresojme qe sadopak jetesa per te gjithe  keta banore te lehtesohet me hapjen e rruges e cila nuk ka ezkistuar ndonjehere.  Nje premtim i mbajtur per banoret e Rinasit.

PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË

NJOFTIM

PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË

Mbështetur në Ligjin  nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,  neni 53 pika 2 dhe pika 4, ju njoftojmë se ditën e Merkure, date 25.01.2017, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve  te godinë së Këshillit, zhvillohet  mbledhja e Keshillit  të Bashkiak për muajin Janar 2017 me  këtë rend dite:

  1. P/Vendim “Për heqjen e mandatit te Zj. Valbona Gega”.
  2. P/Vendim “Për zëvësësimin e mandatit të këshilltarit”.
  3. P/Vendim “Per propozim për dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1-31.01.2017”.
  4. P/Vendim “Mbi dhënien e pagesave për aftësinë e kufizuar për muajin Janar 2017”.
  5. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6 % i muajit Dhjetor dhe që trajtohen në Janar 2017 si dhe kompesimin e enegjisë elektrike për muajin Dhjetor 2016”.
  6. P/Vendim “Për miratimin e mundësisë për plotësimin e nevojave të komunitetit dhe enteve publike me lëndë ndërtimi në raste emergjente”.
  7. P/Vendim “Për dhënie ndihmë finaciare për familjet që kanë pësuar dëme në banesat e tyre nga fatkeqësi natyrore”.
  8. P/Vendim “Për mbylljen e Klubit të Fubollit Sopoti Sh.a. si subjekt tregtar”.
  9. P/Vendim “Për miratimin e rregullores së funksionimit të Këshillit Bashkiak”
  10. P/Vendim “Për ndarjen e bursave të nxënësve që ndjekin vitin e parë në arsimin professional në vitin shkollor 2016-2017”.
  11. P/Vendim “Për ndarjen e bursave të studentëve të vitit të parë për vitin akademik 2016-2017”.
  12. P/Vendim “Për ndarjen e bursave të studentëve të vitit të parë për vitin akademik 2016-2017 nga të ardhurat e Bashkisë”.
  13. P/Vendim “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë për vitin 2017”.
  14. P/Vendim “Për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Njësive Administrative, Ndërmarrjeve dhe Institucioneve vartëse”.
  15. P/Vendim për miratimin e kategorizimit të nivelit të pagave të aparatit të Bashkisë, Njësive Administrative dhe institucioneve në vartësi të saj.”
  16. Shqyrtimin e kërkesës për shqyrtimin dhe miratimin e dokumentit të plotë të Planit të Përgjithshëm vendor, Bashkia Librazhd.
  17. Të ndryshme.

Komisionet të mblidhen më datë 20.01.2017

                                                KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

                                                            Mitat BIÇAKU

Përmirëso Qytetin

http://librazhd.permiresoqytetin.al/index1.php

Qyteti yne ka nje numer te madh problemesh te cilat ne i shohim dhe i prekim cdo dite. Jemi te ndergjegjshem qe jo te gjitha jane ne vemendje apo mund te identifikohen nga institucionet perkatese. Per te zgjidhur sa me shpejt problemet dhe per te afruar qytetarin me institucionin e bashkise eshte krijuar portali “Permireso Qytetin”. Ketu cdo qytetar mund te dergoje ankesen ne menyre elektronike direkt nepermjet kompjuterit apo celularit te tij dhe te marri pergjigje sa me shpejt per problemin qe parashtron.

Qellimi i kesaj platforme online eshte qe te kontribuoje sa me shume ne zgjidhjet e problemeve qe ne kemi si qytetar dhe si komunitet, zgjidhja e te cilave nuk eshte vetem pergjegjesi e Insitucionit te bashkise por e te gjitheve Ne.
Permireso Qytetin ka si qellim te afroje sa me shume qytetarin ne vendimmarrjet e bashkise, ne zgjidhjen e problemeve te shumta. Kjo jo vetem qe ndergjegjeson qytetaret qe te jene pjese e ndryshimeve te qytetit por ben edhe institucionet me te pergjegjshem ne punen e tyre.

Kastriot Gurra – Bashkia Librazhd