Dhurimi Vullnetar i Gjakut eshte nje Akt i Larte Humanitar i nje Shoqerie te qyteteruar! Promocioni i dhurimit vullnetar te gjakut eshte nje veprimtari tradicionale e Shoqatave te Kryqit te Kuq ne bote. Si e tille ajo eshte perqafuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar qe ne fillimet e riorganizimit te tij ne Shqiperi.
Nisur nga nevojat e medha per gjak te sigurt dhe te mjaftueshem ne vend, ne menyre te vecante per femijet, Kryqi i Kuq Shqiptar zhvillon nje fushate te gjere sensibilizuese ne te gjithe vendin.
Kjo iniciative synon qe ne vazhdim te jete gjithe perfshirese dhe me rezultate me te medha e te qendrueshme
Ne strategjine e Ministrise se Shendetesise per gjak te sigurte dhe te mjaftueshem, Kryqi i Kuq Shqiptar eshte percaktuar si lideri ne promocionin e dhurimit vullnetar te gjakut.
Dega e Kryqit te Kuq Librazhd duke falenderuar te gjithe dhuruesit ju fton te merrni pjese ne diten dhurimit vullnetar te gjakut.
Njoftim: Organizohet seance DHURIM GJAKU
Date 15.03.2018
Ora 10.00 deri 14.00
Vendi: Salla e Mbledhjeve, Bashkia Librazhd
Faleminderit qe dhuroni gjak per te shpetuar jete!