Së bashku me Kryetarët e disa prej bashkive kryesore në vend, Kryetari i Bashkise Librazhd,Zoti Kastriot  Gurra  zhvilloi një vizitë disa ditore në Gjermani me fokus “njohjen me praktikat më të mira të mirë qeverisjes dhe administrimit në nivel vendor”.
– Gjatë kësaj vizite patëm mundësi për të lobuar për përthithjen e projekteve dhe investimeve gjermane për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në nivel vendor.
Aktivitet jetër i rëndësishëm ishte edhe “Ditë Dialogu me Diasporën”, ku sëbashku me homologë nga Republika e Kosovës, Gjermania, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrin e Diasporës së Kosovës, Kryebashkiaken e Kölnit si dhe shumë përfaqësues të tjerë nga fusha e biznesit të diasporës, diskutuam për projekte të përbashkëta me objekt kryesor nevojat sektoriale dhe nxitjen e burimeve njerëzore potenciale të diasporës dhe kryerjen e investimeve në vendet tona. Angazhimi i diasporës përmes dhënies së një ekspertize profesionale në këtë rast në rolin e “investitorit të vogël dhe të mesëm” në Shqipëri e Kosovë, duke patur parasysh edhe potencialet që ofrojnë shumë rajone në sektore të ndryshme, do të ishte një kontribut shumë i vlefshëm për rritjen ekonomike të vendeve tona.
Gjithashtu, patëm kënaqesinë të ishim të pranishëm në pritjen zyrtare të organizuar nga Kryeministri i Landit të Veriut të Rhine-Vestfalisë, shkëlqesia e tij, z. Armin Laschet, në ambientet e Kancelarisë së Shtetit me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë si dhe për “Ditët e Dialogut të Diasporës Shqiptare” po në këtë land. Gjatë pritjes patëm mundësinë t’i bënim me dije z. Laschet, zhvillimet, rëndësinë dhe potencialet që kanë investime të huaja për bashkitë e vendit.
Gjatë këtij takimi me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, Energjisë dhe Industrisë të këtij landit, u njohëm me praktikat më të mira të politikbërjes në fushën e zbatimit të teknologjisë në energji, zhvillimit të shërbimeve online, dixhitalizimit dhe qasjes ndaj investimeve të huaja. Gjithashtu, theksi i takimit u vu edhe në shkëmbimin e eksperiencave mbi modelin e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor lidhur me politikat zhvillimore.
Një nga momentet më të rëndësishme të kësaj vizite ishte edhe takimi në qytetin e Düsseldorf-it me një prej biznesmenëve më të suksesshëm të diasporës në Gjermani, z. Lazim Destani si dhe me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Patëm rastin të shkëmbejmë mendime rreth temës së zhvillimit të potencialit ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe në veçanti, angazhimin e diasporës përmes burimeve njerëzore dhe kapaciteteve investuese të tyre.
Në bashkinë e Düsseldorfit, kryeqyteti i landit të Rihnit Verior të Vesfalisë, na u rezervua një pritje e veçant nga Kryetari i Bashkisë, z. Thomas Geisel. Potenciali që ka zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit lokal si dhe mbështetja në fushën e inovacionit, ishin pikat kryesore ku u vendos theksi i mundësisë për nisjen e projekteve të përbashkëta.
Së fundi, një takim të veçantë patëm edhe me zv.. Kryetarin e Bashkisë Hagen, z. Horst Wisotzki, dhe me drejtues të kompanisë Heb Gmbh një prej bizneseve më të suksesshëm në drejtim të energjisë së rinovueshme, ku disktuam dhe ndamë ide të përbashkëta mbi menaxhimin sa më efikas të mbetjeve, landfilleve dhe integrimit të energjive të rinovueshme për të gjitha bashkitë tona,  – tha Kryateri i Bashkise Z. Kastriot Gurra pas perfundimit te vizites ne Gjermani.

 

Image may contain: 18 people, people smiling, people standing and suit

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>