Misioni:

Vlerësimi, mbledhja dhe administrimi i të ardhurave vendore. Administrimi i detyrimeve të biznesit hartimi i politikave dhe strategjive që synojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik të bashkisë, por edhe minimizimin e evazionit fiskal, informalitetit, dhe përmirësimin e mardhënieve me biznesin.

Objektivat:

1. Mbledhja e të ardhurave.

2. Administrimi i detyrimeve dhe borxhit.

Baza ligjore:

1.Veprimtaria e drejtorisë së të ardhurave vendore, bazohet:

– Ligji nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republiken e Shqipërisë” – në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore“ – në ligjin nr.9632 date 30.10.2006 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore“ i ndryshuar. – në ligjin nr.9920 date 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar,

– Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar . – si dhe të gjitha aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

– Çdo vendim të Këshillit Bashkiak për këtë qëllim.

– Çdo akt normativ në zbatim të ligjeve të mësiperme