Të nderuar qytetarë,
Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar, neni 9 pika 2 e Rregullores “Për funksionimin e Këshillit Bashkiak Librazhd” në bazë të nenit 48 pika 1 për zhvillimin e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak , ju njoftojmë që në datë 7 Qershor ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak, dhe marrja e mandatit zyrtar të Kryetarit të Bashkisë fitues nga zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Mbledhja do të jetë e hapur për qytetarët dhe mediat.
Ju faleminderit!