Bashkia Mezdra, e ndodhur në Bullgari është e ngjashme me Bashkinë Librazhd, si nga territori ashtu dhe popullsia. Pas vizitës së Kryetarit të Bashkisë Mezdres në Librazhd para disa kohësh, patëm rastin të vizitonim këtë Bashki, duke u njohur me një zhvillim të jashtzakonshëm që ajo kishte marrë pas hyrjes së Bullgarisë në BE. Kryesisht vihej re ndryshimi që kishin sjellë investimet e huaja, sidomos në shtimin e numrit të punësuarve si dhe ajo çka ishte më specifike ishte investimi në trashëgiminë kulturore të kësaj zone.
Ne patëm mundësi jo vetem bisedimi, por edhe shkëmbimi i eksperiencave pozitive mes dy bashkive tona, me qellim gjetje mundësish për të aplikuar në projekte të financuara nga fondet e BE-së.
Ndjej keqardhje që një pjesë e “klasës sonë politike”, nuk e shikon integrimin në BE si busullën për zhvillimin e vendit tonë.