PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË

NJOFTIM

PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË

Mbështetur në Ligjin  nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,  neni 53 pika 2 dhe pika 4, ju njoftojmë se ditën e Merkure, date 25.01.2017, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve  te godinë së Këshillit, zhvillohet  mbledhja e Keshillit  të Bashkiak për muajin Janar 2017 me  këtë rend dite:

  1. P/Vendim “Për heqjen e mandatit te Zj. Valbona Gega”.
  2. P/Vendim “Për zëvësësimin e mandatit të këshilltarit”.
  3. P/Vendim “Per propozim për dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1-31.01.2017”.
  4. P/Vendim “Mbi dhënien e pagesave për aftësinë e kufizuar për muajin Janar 2017”.
  5. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6 % i muajit Dhjetor dhe që trajtohen në Janar 2017 si dhe kompesimin e enegjisë elektrike për muajin Dhjetor 2016”.
  6. P/Vendim “Për miratimin e mundësisë për plotësimin e nevojave të komunitetit dhe enteve publike me lëndë ndërtimi në raste emergjente”.
  7. P/Vendim “Për dhënie ndihmë finaciare për familjet që kanë pësuar dëme në banesat e tyre nga fatkeqësi natyrore”.
  8. P/Vendim “Për mbylljen e Klubit të Fubollit Sopoti Sh.a. si subjekt tregtar”.
  9. P/Vendim “Për miratimin e rregullores së funksionimit të Këshillit Bashkiak”
  10. P/Vendim “Për ndarjen e bursave të nxënësve që ndjekin vitin e parë në arsimin professional në vitin shkollor 2016-2017”.
  11. P/Vendim “Për ndarjen e bursave të studentëve të vitit të parë për vitin akademik 2016-2017”.
  12. P/Vendim “Për ndarjen e bursave të studentëve të vitit të parë për vitin akademik 2016-2017 nga të ardhurat e Bashkisë”.
  13. P/Vendim “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë për vitin 2017”.
  14. P/Vendim “Për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Njësive Administrative, Ndërmarrjeve dhe Institucioneve vartëse”.
  15. P/Vendim për miratimin e kategorizimit të nivelit të pagave të aparatit të Bashkisë, Njësive Administrative dhe institucioneve në vartësi të saj.”
  16. Shqyrtimin e kërkesës për shqyrtimin dhe miratimin e dokumentit të plotë të Planit të Përgjithshëm vendor, Bashkia Librazhd.
  17. Të ndryshme.

Komisionet të mblidhen më datë 20.01.2017

                                                KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

                                                            Mitat BIÇAKU