Në fshatin Mërqizë, Njesia Administrative Qender Librazhd, po vijon puna me shtrimin e asfaltit në rrugën që lidh fshatin Mërqizë me rrugën nacionale – një investim i realizuar plotësisht nga buxheti i Bashkisë Librazhd. Një tjetër premtim i mbajtur për të përmirësuar infrastrukturën, për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi për zonën. Bashkia në punë, pranë çdo komuniteti! 🚧
