Paketa e Maleve


VENDIM
Nr. 178, datë 19.3.2026 PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË LIBRAZHD

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr. 2/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Librazhd të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zona nr. 1, fshatrat Librazhd Qendër, Arrëz, Babje, Dorëz, Dragostunjë, Kuturman, Gizavesh, Librazhd Katund, Qarrishtë, Spathar, Togëz, Mëqizë, Semes, pjesë e Njësisë Administrative Qendër Librazhd, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 17540 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

b) Zona nr. 2, fshati Mirakë, pjesë e Njësisë Administrative Polis, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 882 (tetëqind e tetëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

c) Zona nr. 3, fshatrat Hotolisht, Dardhë, Vulçan, Buzgarë, Kokrevë, Vehçan, Xhyrë, Çerçan, pjesë e Njësisë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 15135 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e tridhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ç) Zona nr. 4, fshatrat Ballgjin, Rinas, Neshtë, Mëxixë, pjesë e Njësisë Administrative Orenjë, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 4243 (katër mijë e dyqind e dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

d) Zona nr. 5, fshatrat Stëblevë, Zabzun, Borovë, Llangë, Sebisht, pjesë e Njësisë Administrative Stëblevë, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 9795 (nëntë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

dh) Zona nr. 6, fshatrat Sheh, Gurëshpatë, Vilan, pjesë e Njësisë Administrative Polis, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 5725 (pesë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

e) Zona nr. 7, fshatrat Lunik, Letëm, Zgosht, Koshorisht, pjesë e Njësisë Administrative Lunik, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 2823 (dy mijë e tetëqind e njëzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ë) Zona nr. 8, fshati Prodan, pjesë e Njësisë Administrative Stëblevë, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 1016 (një mijë e gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

f) Zona nr. 9, fshati Kostenjë, pjesë e Njësisë Administrative Lunik, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 4362 (katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

g) Zona nr. 10, fshati Funarës, pjesë e Njësisë Administrative Orenjë, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 577 (pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.

  1. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;
    b) të zhvillimit industrial;
    c) të zhvillimit turistik.
  3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Librazhd për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR
Edi Rama


Steblevë | Festa e Shëngjergjit

Në kuadër të promovimit dhe mbeshtetjes së turizmit të zonës, dhe nën kujdesin e Kryetarit te Bashkise Z. Mariglen Disha u organizua ne Steblevë Festa e Shëngjergjit, një nga traditat më të bukura të zonës, e njohur ndryshe si “Festa e Luleve”, që sjell çdo vit simbolikën e pranverës dhe ripërtëritjes,

Programi për përmirësimin e kushteve të banimit

Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me pushtetin qendror, vijon edhe këtë vit të jetë pranë familjeve në nevojë, me qëllim përmirësimin e kushteve të banimit dhe rritjen e mirëqenies në komunitet.

Si rrjedhojë Kryetari i Bashkisë, Z. Mariglen Disha bëri një vizitë në Njësinë Administrative Polis, në familjet e Klodian Bufit dhe Syrja Terziut, përfitues të programit për përmirësimin e kushteve të banimit. Falë këtij programi, banesat e tyre janë përmirësuar ndjeshëm, duke sjellë më shumë siguri dhe komoditet në jetën e përditshme.

Njoftim per Konsultimet Publike

Bashkia Librazhd në funksion të transparencës dhe komunikimit me qytetarët, njofton që kanë filluar konsultimet dhe dëgjesat publike që do të mbahen në çdo Njësi Administrative të Bashkisë Librazhd.

Ftojmë të gjithë qytetarët, shoqërinë civile grupet e interesit, që të na bashkohen dhe të ndajme idetë dhe të forcojmë bashkepunimin për më të mirën e komunitetit.