Bashkë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantuam krijimin e dy Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, “Agro Stebleva” për pataten dhe për mjaltin. Një hap i rëndësishëm për organizimin e fermerëve, rritjen e vlerës së prodhimit dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin bujqësor.Diskutuam mbi përfitimet e bashkimit të fermerëve, mundësitë që ofron Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026, ku Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të mbështeten me financim deri në 100% për masat e dedikuara, si dhe mbi potencialet e zhvillimit të bujqësisë në zonë. Bashkimi i fermerëve krijon më shumë mundësi për investime, akses në treg dhe rritje të konkurrueshmërisë së produkteve#MadeInAlbania










