Së bashku me Zëvendëskryeministren, znj. Albana Koçiu, Drejtuesin Politik të Qarkut, z. Arbjan Mazniku, dhe deputetët Bora Muzhaqi e Olsi Komici, morëm pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Kompleksit Social “Nasser Bin Abdel Rahman Darwish Fakhroo”, në praninë e donatorit nga Shteti i Katarit, z. Muhammed Bin Nasser Darwish Fakhroo. Ky projekt i rëndësishëm do t’i japë Librazhdit 40 banesa sociale dhe hapësira publike të gjelbëruara, duke ofruar një mbështetje konkrete për familjet në nevojë dhe qytetarët e pastrehë.
