VENDIM
Nr. 178, datë 19.3.2026 PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË LIBRAZHD
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr. 2/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Librazhd të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr. 1, fshatrat Librazhd Qendër, Arrëz, Babje, Dorëz, Dragostunjë, Kuturman, Gizavesh, Librazhd Katund, Qarrishtë, Spathar, Togëz, Mëqizë, Semes, pjesë e Njësisë Administrative Qendër Librazhd, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 17540 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr. 2, fshati Mirakë, pjesë e Njësisë Administrative Polis, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 882 (tetëqind e tetëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr. 3, fshatrat Hotolisht, Dardhë, Vulçan, Buzgarë, Kokrevë, Vehçan, Xhyrë, Çerçan, pjesë e Njësisë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 15135 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e tridhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr. 4, fshatrat Ballgjin, Rinas, Neshtë, Mëxixë, pjesë e Njësisë Administrative Orenjë, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 4243 (katër mijë e dyqind e dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr. 5, fshatrat Stëblevë, Zabzun, Borovë, Llangë, Sebisht, pjesë e Njësisë Administrative Stëblevë, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 9795 (nëntë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr. 6, fshatrat Sheh, Gurëshpatë, Vilan, pjesë e Njësisë Administrative Polis, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 5725 (pesë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr. 7, fshatrat Lunik, Letëm, Zgosht, Koshorisht, pjesë e Njësisë Administrative Lunik, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 2823 (dy mijë e tetëqind e njëzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr. 8, fshati Prodan, pjesë e Njësisë Administrative Stëblevë, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 1016 (një mijë e gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr. 9, fshati Kostenjë, pjesë e Njësisë Administrative Lunik, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 4362 (katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr. 10, fshati Funarës, pjesë e Njësisë Administrative Orenjë, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, me sipërfaqe 577 (pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
- Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
-
Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik. - Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Librazhd për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
















