Njoftim

NJOFTIM PER FITUESIT

Te nderuar pjesemarres  dhe Shb. Osm.

Bashkia Librazhd dhe World Vision Albania ju falenderojne per aplikimin tuaj ne pozicionet e shpallura vakante per programin “Tungjatjeta  Jete” .

Njoftojme se fituesit e fazes se dyte te konkurrimit jane :

  1. Mimoza Polisi per pozicionin Psikologe
  2. Enela Cota per pozicionin Punonjese Sociale
  3. Dorela Rrumbullaku per pozicionin Fizioterapiste
  4. Eva Buzra per pozicionin Logopediste.

 

Me poshte gjeni linkun e fituesve.

Tungjatjeta jete   NJOFTIM PER FITUESIT

 

 

Dhuro Gjak, Shpeto nje Jete

Dhurimi Vullnetar i Gjakut eshte nje Akt i Larte Humanitar i nje Shoqerie te qyteteruar! Promocioni i dhurimit vullnetar te gjakut eshte nje veprimtari tradicionale e Shoqatave te Kryqit te Kuq ne bote. Si e tille ajo eshte perqafuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar qe ne fillimet e riorganizimit te tij ne Shqiperi.

Nisur nga nevojat e medha per gjak te sigurt dhe te mjaftueshem ne vend, ne menyre te vecante per femijet, Kryqi i Kuq Shqiptar  zhvillon nje fushate te gjere sensibilizuese ne te gjithe vendin.

Kjo iniciative  synon qe ne vazhdim te jete gjithe perfshirese dhe me rezultate me te medha e te qendrueshme

Ne strategjine e Ministrise se Shendetesise per gjak te sigurte dhe te mjaftueshem, Kryqi i Kuq Shqiptar eshte percaktuar si lideri ne promocionin e dhurimit vullnetar te gjakut.

Dega e Kryqit te Kuq Librazhd  duke falenderuar te gjithe dhuruesit ju fton te merrni pjese ne diten dhurimit vullnetar te gjakut.

 

 

Njoftim: Organizohet seance DHURIM GJAKU

Date 15.03.2018       

 Ora 10.00 deri 14.00

Vendi: Salla e Mbledhjeve, Bashkia Librazhd

Faleminderit qe dhuroni gjak per te shpetuar jete!

Thirrje 2018

 

Marreveshja e bashkepunimit me World Vision.

Arrihet Marresveshja e  bashkepunimit ndermjet Bashkise Librazhd dhe World Vision per ofrimin e sherbimeve te perkujdesjes shoqerore, asistence shtepiake per personat me aftesi te kufizuar nepermjet ofrimit te sherbimeve me kater lloj specialitetesh, ( Punonjes social, Psikolog, Fizipterapist dhe Logopedost).

Si fryt i kesaj marreveshje po publikojme dhe pozicionet e punes vakante dhe karakteristikat perkatese per cdo pozicion.

Me poshte do te gjeni nje kopje te marreveshjes si dhe informacionin perkates per pozicionet e punes vakante.

 

MArreveshja e Bashkepunimit

vende te lira pune me WVA

NJOFTIM THIRRJE PUBLIKE NE KUADER TE PROGRAMIT ReLOaD

BASHKIA E LIBRAZHDIT NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:

  THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

(ReLOaD)

 

Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën* (Të gjitha referencat lidhur me Kosovën duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 (1999)), ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

 

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit lokal ne përputhje me prioritet lokale

 

Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe OShC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në rreth 50 njësi të pushtetit vendor në gjithë Ballkanin Perëndimor të cilat priten të përfshihen dhe të kenë përfitime direkt në procese vendimmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Programi do ë zbatohet për një periudhë 36 mujore. ReLOaD në Shqipëri pritet të zbatojë rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë  partnere dhe të ofrojë shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët që marin shërbime në këto bashki.

 

Bashkia LIBRAZHD dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore të bashkisë LIBRAZHD dhe janë në përputhje me prioritetet e përcaktuara më poshtë:

 

  1. Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit
  2. Forcimi i demokracisë vendore, nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit mes qeverisjes vendore dhe komunitetit
  3. Fuqizimi dhe integrimi i të rinjve

 

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë prej 650.000 Lek deri 4.500.000 Lek.

 

OShC-të lejohen që të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim për aq kohë sa shuma e përgjithshme e ndarë nuk kalon shumën prej 8.000.000 Lek gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD (deri në janar 2020). 


Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Mars/2018 deri në Shkurt/2019.

 

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informata të hollësishme rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikant, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Librazhd do të jetë i disponueshëm nga 22/01/2018, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkialibrazhd.gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën juridike (Sheshi Gjorg Golemi, 3400, Librazhd). Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (www.bashkialibrazhd.gov.al ) si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org).

Sesionet informuese (ditët e hapura) lidhur me këtë ftesë me OShC-të e interesuara për të aplikuar do të mbahen në Bashkinë e Librazhd me datën 8 Shkurt 2018 në ora 9.30 në zyrat e bashkisë Elbasan.

Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës registry.al@undp.org, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri me 15/02/2017, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 3 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Bashkia e Librazhd

Sheshi Gjorg Golemi, 3400, Librazhd, Shqiperi

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 19/02/2017 , ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë,  në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe në  web-faqen e UNDP-së (www.al.undp.org).

Per te aplikuar shkarkoni shtojcat e meposhtme.

 SHTOJCA 6- librazhd

SHTOJCA 7-Formati i Aplikimit

SHTOJCA 8-Buxheti

SHTOJCA 9-Korniza Logjike

SHTOJCA 10-Plani i aktiviteteve dhe dukshmerise

SHTOJCA 11-Formulari i Identifikimit Administrativ

SHTOJCA 12-Formulari i Identifikimit Financiar

SHTOJCA 13-Deklarata per plotesimin e kritereve

SHTOJCA 14-Lista e Kontrollit

 

Koncert Festiv me rastin e festave te fundvitit.

Pallati i Kulturës “Sadi Halili” përmbylli me shumë sukses aktivitetet e ngjeshura kulturore të këtij viti me një koncert festiv.
Një atmosfere e jashtëzakonshme e krijuar nga performanca e këngëtarëve që këtë herë ishin te gjithë nga Librazhdi. Interpretimet e tyre plot pasion të valleve dhe humorit krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.
Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që me talentin dhe pasionin e tyre sjellin gëzim dhe hare për çdo familje të Librazhdit.
Mirënjohje pafund dhe për kolegët e kulturës në bashki për gjithë punën intensive dhe profesionale të bërë gjatë këtij viti.

26047256_1900671313556330_1523733740467981166_n 26165970_1900670686889726_704925572907241569_n 26167129_1900671350222993_8459467890417430516_n

Bashkia ne ndjekje te situates problematike si pasoje e reshjeve,

Bashkia Librazhd, po ndjek me shumë kujdes nga afër zonat që paraqiten më problematike, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe problematikat e krijuara prej tyre në pronat e mjaft familjeve.
Dëshiroj te bëj thirrje për të gjithë banorët në këto zona,se strukturat e bashkisë janë të gjitha në gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo banori që ndodhet në vështirësi. Numrat e kontaktit të Bashkisë Librazhd janë në dispozicion të çdo qytetari dhe garantimi i të drejtës për jetën veçanërisht për grupet më në nevojë sikundër janë fëmijët apo të moshuarit janë fokusi jonë në këtë moment të vështirë. Nuk ka vend per panik pasi kjo eshte nje situate e parashikuar por duhet te jemi gati per çdo moment.
Emergjencat Civile Librazhd: 068 226 7614

 

24254834_1885487665074695_7763934927012486986_o

 

Njohja me praktikat më të mira të mirë-qeverisjes dhe administrimit në nivel vendor

Së bashku me Kryetarët e disa prej bashkive kryesore në vend, Kryetari i Bashkise Librazhd,Zoti Kastriot  Gurra  zhvilloi një vizitë disa ditore në Gjermani me fokus “njohjen me praktikat më të mira të mirë qeverisjes dhe administrimit në nivel vendor”.
– Gjatë kësaj vizite patëm mundësi për të lobuar për përthithjen e projekteve dhe investimeve gjermane për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në nivel vendor.
Aktivitet jetër i rëndësishëm ishte edhe “Ditë Dialogu me Diasporën”, ku sëbashku me homologë nga Republika e Kosovës, Gjermania, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrin e Diasporës së Kosovës, Kryebashkiaken e Kölnit si dhe shumë përfaqësues të tjerë nga fusha e biznesit të diasporës, diskutuam për projekte të përbashkëta me objekt kryesor nevojat sektoriale dhe nxitjen e burimeve njerëzore potenciale të diasporës dhe kryerjen e investimeve në vendet tona. Angazhimi i diasporës përmes dhënies së një ekspertize profesionale në këtë rast në rolin e “investitorit të vogël dhe të mesëm” në Shqipëri e Kosovë, duke patur parasysh edhe potencialet që ofrojnë shumë rajone në sektore të ndryshme, do të ishte një kontribut shumë i vlefshëm për rritjen ekonomike të vendeve tona.
Gjithashtu, patëm kënaqesinë të ishim të pranishëm në pritjen zyrtare të organizuar nga Kryeministri i Landit të Veriut të Rhine-Vestfalisë, shkëlqesia e tij, z. Armin Laschet, në ambientet e Kancelarisë së Shtetit me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë si dhe për “Ditët e Dialogut të Diasporës Shqiptare” po në këtë land. Gjatë pritjes patëm mundësinë t’i bënim me dije z. Laschet, zhvillimet, rëndësinë dhe potencialet që kanë investime të huaja për bashkitë e vendit.
Gjatë këtij takimi me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, Energjisë dhe Industrisë të këtij landit, u njohëm me praktikat më të mira të politikbërjes në fushën e zbatimit të teknologjisë në energji, zhvillimit të shërbimeve online, dixhitalizimit dhe qasjes ndaj investimeve të huaja. Gjithashtu, theksi i takimit u vu edhe në shkëmbimin e eksperiencave mbi modelin e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor lidhur me politikat zhvillimore.
Një nga momentet më të rëndësishme të kësaj vizite ishte edhe takimi në qytetin e Düsseldorf-it me një prej biznesmenëve më të suksesshëm të diasporës në Gjermani, z. Lazim Destani si dhe me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Patëm rastin të shkëmbejmë mendime rreth temës së zhvillimit të potencialit ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe në veçanti, angazhimin e diasporës përmes burimeve njerëzore dhe kapaciteteve investuese të tyre.
Në bashkinë e Düsseldorfit, kryeqyteti i landit të Rihnit Verior të Vesfalisë, na u rezervua një pritje e veçant nga Kryetari i Bashkisë, z. Thomas Geisel. Potenciali që ka zhvillimi i bujqësisë dhe turizmit lokal si dhe mbështetja në fushën e inovacionit, ishin pikat kryesore ku u vendos theksi i mundësisë për nisjen e projekteve të përbashkëta.
Së fundi, një takim të veçantë patëm edhe me zv.. Kryetarin e Bashkisë Hagen, z. Horst Wisotzki, dhe me drejtues të kompanisë Heb Gmbh një prej bizneseve më të suksesshëm në drejtim të energjisë së rinovueshme, ku disktuam dhe ndamë ide të përbashkëta mbi menaxhimin sa më efikas të mbetjeve, landfilleve dhe integrimit të energjive të rinovueshme për të gjitha bashkitë tona,  – tha Kryateri i Bashkise Z. Kastriot Gurra pas perfundimit te vizites ne Gjermani.

 

Image may contain: 18 people, people smiling, people standing and suit

NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË

  Njoftim-Shtator-2017

 

NJOFTIM

 

PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË

 

 Mbështetur në Ligjin  nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,  neni 53 pika 2 dhe pika 4, ju njoftojmë se ditën e Hënë, date 25.09.2017, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet  mbledhja e Keshillit e Bashkiak për mujain Shtator 2017 me këtë rend dite:

  1. Betemi i znj. Kimete Prrenja si anëtare e Këshillit Bashkiak.
  2. P/Vendim “Per propozim për dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1-30.09.2017 ”.
  3. P/Vendim “Mbi dhënien e pagesave për aftësinë e kufizuar për muajin Shtator 2017”.
  4. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6 % i muajit Gusht dhe që trajtohen në Shtator 2017 si dhe kompesimin e enegjisë elektrike për muajin Korrik 2017”
  5. P/Vendim “ Për disa ndryshime në V.K.B Nr. 14 dt. 25.01.2017, në buxhetin e vitit 2017”
  6. P/Vendim “ Për përdorim të fondit rezervë ”
  7. P/Vendim “ Për miratimin e përdorimit të fondit të finacuar nga Z. Abdulaziz Ibrahim Alkhoriji Est………”
  8. P/Vendim “ Për miratimin e përdorimit të fondit të finacuar nga World Vision Albania sipas kontratës me kushte të paracaktuara nga vetë World Vision Albania për ndërtimin e një shkolle vartëse në fshatin Arrëz………”
  9. P/Vendim “ Për caktimin e agjentit tatimor”
  10. Raportimi për periudhën 6-mujore Janar – Qershor 2017 mbi realizimin e të ardhurave dhe treguesve të buxhetit të Bashkisë.
  11. Informacionin për realizimin e e mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore Zona A, Bashkia Librazhd.

 

  1. Të ndryshme

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

Mitat BIÇAKU

Per here te pare në Librazhd.. Një PANAIR për Mjaltin dhe jo Vetëm!

Per here te pare në Librazhd.. Një PANAIR për Mjaltin dhe jo Vetëm!

Një nismë e iniciuar nga Bashkia Librazhd dhe Word Vision dhe e mbeshtetur dhe ndihmuar nga aktorë të ndryshëm pjesë përbërese e Bashkisë Librazhd.

Ju mirepresim të festojmë sëbashku “Festa e Mjaltit të Librazhdit” nga data 23 Shtator, ora 09:00 – 16:00, e cila organizohet për herë të parë në qytetin e Librazhdit, Ju mirëpresim për të shijuar shumëllojshmërinë e produkteve të Mjaltit dhe duke provuar shumë produkte vendaseve Patate Stebleve,  Djathrat, Bimë Medicinale, Perime,  Fruta, Fasule etj etj.
Ky panair mbart një rëndësi të vecantë, pasi në të do te marin pjesë, biznese të fushës, agjenci turstike nga Shqipëria dhe vende të ndryshme te botes.
Prezantimi i produkteve Bio që prodhohen në teritorin e Bashkisë Librazhd në këtë panair eshte nje mundesi me shume per qytetin tonë dhe për bizneset e ketyre fushave, me qëllim vendosjen e kontakteve dhe njohjen nga investitorë të ndryshëm.

Poster - Festa e Mjaltit FINAL-1