Gjatë takimit u diskutuan instrumentet e reja të mbështetjes financiare, të cilat përfshijnë rritjen e subvencioneve për gjedhët, të imtat dhe bletarinë, si edhe për herë të parë mbështetje për dosat, ndërsa u theksua vëmendja e veçantë ndaj të rinjve që investojnë në blegtori dhe sipërmarrje rurale. Ministri Salla vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e mekanizmave të rinj financiarë, si kompensimi në masën 10% i autofaturës dhe programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të lehtësojë aksesin në financim për bizneset rurale përmes kredive me interesa të reduktuara 2–3% dhe garancisë sovrane deri në 70% 🇦🇱



