Kryetari i Bashkisë, Mariglen Disha së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, vizituam bletarin “Tahiti”, ku sipërmarrësi Algert Albrahimi e ka zhvilluar aktivitetin nga 10–12 koshere në rreth 400 koshere bletësh.
Gjatë vizitës u prezantuan mundësitë e Skemës Kombëtare 2026, e cila ofron mbështetje të shtuar për bletarinë, duke nxitur rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e këtij sektori me potencial të lartë.
