Misioni:
Identifikimi, analizimi dhe hartimi i politikave që synojnë, garantimin e shërbimeve publike cilësore. Ngritjen në nivelin e kërkesave të kohës, të interesave dhe kulturës qytetare të gjitha shërbimeve publike, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarit, modernizimin të sistemit të pastrimit të qytetit, ruajtjes dhe pasurimit të fondit të gjelbër në qytet, duke synuar për një qytet të pastër dhe gjithmonë të gjelbëruar. Të mirëmbajë sistemin e kanalizimeve, sinjalistikën vertikale dhe horizontale, rrjetin e ndriçimit publik, dekorin, sipërfaqet e gjelbërta etj. Të ruajë dhe mirëmbajë sipërfaqet e varrezave publike dhe ato të dëshmorëve dhe të parashikojë investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës së tyre dhe zgjerimin e sipërfaqeve të varrezave.
Baza ligjore:
Drejtoria e punëve publike e kryen aktivitetin e sajë bazuar në:
– ligjin, nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Kreu i VII neni 23, 33, – ligjin nr.8094 datë 21.03.1996 “Për largimin publik të mbetjeve“,
– ligjin nr. 10431 datë 22.09.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit“,
– ligjin nr.10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve“, i ndryshuar.
– Çdo VKB qe lidhet me objektin e veprimtarise së këësaj ndërmarrjeje.
