Misioni:
Siguron identifikimin dhe hartimin e politikave, strategjive, planeve dhe projekteve në fushat e arsimit parauniversitarë. Siguron intesifikimin e jetës kulturore për të gjitha grupmoshat e bashkisë. Udhëheq dhe merr pjesë në proçesin e zhvillimit të arsimit, kulturës dhe sportit në teritorin e bashkisë Librazhd. Kordinon bashkërendon veprimtarinë e administratës me institucione, organizata dhe individë të interesuar për zhvillimin e arsimit, kultures dhe turizmit ne teritorin e bashkise Librazhd
Baza ligjore:
Drejtoria e arsimit, kulturës dhe e turizmit e zhvillon aktivitetin e saj, mbështetur në
- ligjin nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Rrepublikën e Shqipërisë“ i ndryshuar.
- ligjin nr. 10352 datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën“.
- Ligj nr. 93/2015 “Për turizmin“
- Ligj nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”
- Ligji nr. 9386, datë 04.05.2005 “Për Muzetë“
- Ligji nr.8576, datë 3.2.2000 “Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” -Ligji nr.9217, datë 8.4.2004 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.8576, datë 3.2.2000 “Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”
- Ligji nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë”
- VKM nr. 395, datë 21.6.2006 “Për miratimin e strategjisë dhe të planit të veprimit për zhvillimin e turizmit, kulturor dhe mjedisor”
