Gjatë vizitës në Itali, mora pjesë në një takim me përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit RINIA dhe drejtues të komunave Tremosine Sul Garda dhe Tignale, ku diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit institucional, krijimin e partneriteteve të reja dhe rolin e rëndësishëm të diasporës librazhdase në afrimin e komuniteteve tona.



