Merr zgjidhje kerkesa e banoreve te NJA Hotolisht.

Siç u dakordësua me banorët e Hotolishtit, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me gjurmën e Koridorit VIII, ARRSH do të ndërtojë një tunel, duke reflektuar kërkesat dhe interesin e komunitetit.
Një shembull i mirë se si dialogu dhe bashkëpunimi me qytetarët sjellin zgjidhje konkrete dhe rezultate të prekshme.

Po ashtu, edhe problematika e ngritur nga banorët e Mirakës për dëmtimin e kanalit vaditës gjatë punimeve po adresohet, me qëllim rikthimin e tij në funksion sa më shpejt

Gëzuar 1 Qershorin🎈

Me rastin e festës së 1 Qershorit Kryetari i Bashkisë Z. Mariglen Disha mirëpriti në ambjentet e Bashkisë fëmijet e kopështit të qytetit ku kaluan një ditë plot ngjyra, buzëqeshje dhe argëtim pafund me më të vegjlit e qytetit. Gëzuar 1 Qershorin🎈