Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx balcanicus)

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) dokumentohet
në Parkun Kombëtar të Shebenikut, falë punës dhe përkushtimit
të stafit të AdZM Elbasan.Përmes kamerave kurth,
gjurmëve në terren dhe vëzhgimeve të specialistëve, u bë i mundur fotografimi dhe dokumentimi i tij, duke konfirmuar praninë e
individëve në habitatet natyrore të parkut. Rrëqebulli i Ballkanit
është grabitqari i tretë më i madh në Evropë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri. Prania e Rrëqebullit është një dëshmi shumë e rëndësishme për shëndetin e ekosistemit.